Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka ndërhyrë në sisteme kompjuterike dhe ka keqpërdorur kartelat bankare të shtetasve të huaj për të kryer blerje të ndryshme online.
Sipas policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar dy kompjuterë, dy telefona celularë, dy USB dhe disa dokumente të tjera që ndërlidhen me rastin.


