Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka vizituar disa prej ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ai ka thënë bashkë me Elbasan Shalën, kanë zhvilluar një vizitë dyditore në Hagë, ku kanë takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Salih Mustafën.

“​Këta burra dhe kolosë të Kosovës janë të fortë si çdo herë, falënderues dhe mirënjohës ndaj gjithë shqiptarëve për përkrahjen e mbështetjen e deritanishme. Ata ju bëjnë të fala dhe ju përshëndesin të gjithë shqiptarëve kudo që janë. ​Ndërsa, më 30 nëntor, do të takohemi edhe me "10-shin" e UÇK-së, Rexhep Selimin!”, ka shkruar Gucati.