Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC), në Dublin.
Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, si dhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij bashkëpunimi.
Në fokus të bisedës kanë qenë edhe zhvillimet aktuale dhe situata e sigurisë në rajon.
Kurti ka ritheksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një nga prioritetet strategjike të vendit.




