Xhavit Haliti, ka folur për raportet që ai ka me kryeministrin Albin Kurti.
I ftuar në Frontal në T7, ka thënë se ai s’është ftuar asnjëherë për kafe nga Kurti.
‘’Unë s’kam naj raport kështu, përshëndetemi najherë kur s’kemi ka me ikë, as s’e konsideroj armik as.. kundërshtarë politikë jemi. Mu taku s’kam naj nevojë me thirr atë, ai s’me ka thirre naj herë me më pyet naj sen a me thanë ‘’po kam qejf me pi një kafe bashkë’’, ka thënë Haliti.

