Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Skandal me delegacionin somalez që vizitoi Kosovën: Zhduken nëntë nga ta, vetëm dy kthehen në shtëpi

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 18:13
Skandal me delegacionin somalez që vizitoi Kosovën: Zhduken nëntë nga ta, vetëm dy kthehen në shtëpi

Nëntë anëtarë të një delegacioni zyrtar shtetëror somalez, që vizituan Kosovën në fund të tetorit, raportohet të jenë zhdukur.

Për rastin, Kosova i ka kërkuar zyrtarisht Qeverisë së Somalisë të japë sqarime për vendndodhjen dhe sigurinë e tyre, të cilët janë larguar nga akomodimi i tyre në Prishtinë në fund të tetorit dhe prej atëherë nuk dihet se ku ndodhen

Në një letër diplomatike të datës 30 tetor 2026, sipas medias somaleze “Garowe Online”, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka shprehur shqetësim serioz lidhur me rrethanat e largimit të nëntë personave, duke theksuar se nuk ka konfirmim për vendndodhjen e tyre, gjendjen shëndetësore apo nëse janë larguar nga territori i Kosovës.

Komunikimi diplomatik, i dërguar përmes një note verbale me numër reference 4868-561/26, i është adresuar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Somalisë.

Sipas letrës, delegacioni somalez kishte arritur në Kosovë më 25 tetor 2026, në orën 19:45, me një fluturim të kompanisë “Turkish Airlines”.

Delegacioni udhëhiqej nga ministri i Shtetit për Punë Publike, Banesa dhe Rindërtim i Somalisë, Said Mohamed Mohamud, dhe zëvendësministrja e Porteve, Fartuun Abdikadir Farah, të shoqëruar nga përfaqësues dhe anëtarë të tjerë.

MPJD-ja, gjithnjë sipas “Garowe Online”, ka bërë të ditur se nëntë personat për të cilët kërkohen sqarime ishin pjesë e grupit shoqërues të delegacionit.

Sipas komunikimit, më 28 tetor, gjatë përgatitjeve për realizimin e programit të paraparë dhe transferimin e delegacionit drejt aeroportit, Protokolli Shtetëror u informua se nëntë personat ishin larguar nga akomodimi i tyre në një hotel në afërsi të Prishtinës, në mbrëmjen e 27 tetorit, rreth orës 19:10.

Ata dyshohet se ishin larguar pa njoftuar autoritetet përgjegjëse për përcjelljen e delegacionit gjatë qëndrimit në Kosovë.

Informacionet fillestare thoshin se nëntë personat ishin larguar në mënyrë të pavarur dhe mund të kishin udhëtuar drejt një lokacioni jashtë Kosovës. Megjithatë, Ministria e Punëve të Jashtme ka theksuar se këto të dhëna nuk përbëjnë konfirmim për vendndodhjen e tyre dhe as nuk dëshmojnë se ata janë larguar vërtet nga territori i Kosovës.

Sipas letrës, Protokolli Shtetëror kishte tentuar të merrte informacione përmes përfaqësuesve të delegacionit, por deri në përgatitjen e komunikimit diplomatik nuk kishte marrë asnjë përgjigje konkrete për vendndodhjen e nëntë personave.

Ministria ka konfirmuar se ministri Said Mohamed Mohamud ishte larguar nga Kosova më 28 tetor, ndërsa zëvendësministrja Fartuun Abdikadir Farah ishte larguar po atë ditë, më vonë.

Ndërkaq, nëntë anëtarët e tjerë nuk ishin paraqitur në terminalin VIP të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku pritej të niseshin sipas itinerarit të planifikuar.

Për këtë arsye, Kosova i ka kërkuar Qeverisë së Somalisë të sqarojë rrethanat e largimit të tyre dhe të ofrojë informacione për vendndodhjen dhe sigurinë e tyre aktuale.

Po ashtu, Mogadishut i është kërkuar të sigurojë që autoritetet kompetente të Kosovës dhe Protokolli Shtetëror të njoftohen për çdo ndryshim në planet e udhëtimit të delegacioneve, përfshirë qëndrimin dhe largimin e anëtarëve të tyre.

Skandal me viza në Somali, dy ministra raportohet se u shkarkuan

Rasti raportohet të ketë shkaktuar pasoja politike edhe në Somali, ku dy ministra federalë thuhet se janë shkarkuar nga detyra, nën dyshimet se kishin mundësuar udhëtimin e nëntë personave në këmbim të parave.

Sipas pretendimeve, të rinjtë ishin paraqitur si punonjës të institucioneve shtetërore dhe ishin përfshirë në delegacionin zyrtar me qëllim të përfitimit të vizave të udhëtimit.

Megjithatë, në letrën diplomatike të autoriteteve kosovare nuk përmenden pagesat, shitja e vizave apo përfshirja e pretenduar e ministrave somalezë.

Sipas “Garowe Online”, burime të njohura me rastin kanë pretenduar gjithashtu se nëntë personat më pas kanë udhëtuar drejt vendeve të tjera dhe kanë kërkuar azil. Por, destinacionet e tyre dhe statusi aktual i emigracionit nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Komunikimi i Kosovës nuk konfirmon se ata kanë kërkuar azil apo se kanë hyrë në një shtet tjetër. Ai dokumenton vetëm faktin se autoritetet kosovare nuk kanë arritur të përcaktojnë vendndodhjen e tyre pas largimit nga akomodimi në Prishtinë.

Rasti ka ngritur pikëpyetje për mënyrën e organizimit të delegacioneve zyrtare ndërkombëtare, përzgjedhjen e personave që i shoqërojnë ato dhe dyshimet për parregullsi në udhëtimet e financuara ose të organizuara nga institucionet shtetërore.

nëntësomalezkosovën

Të ngjashme

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

Lista Studentore paralajmëron rishikimin e marrëveshjeve të Serbisë me Kosovën

16:38
Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

Rama: Pa normalizim me Kosovën, Serbia nuk mund të shkëputet nga e kaluara

22:50
Armand Duka: Nuk më pengon kur lojtarët e zgjedhin Kosovën

Armand Duka: Nuk më pengon kur lojtarët e zgjedhin Kosovën

22:53

Më shumë nga Lajme

  • 19:20Gërvalla: Në qendër të çdo përpjekjeje për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë pacienti
  • 19:12"Akoma të du", Ylli apo Sharri, kush e këndon më bukur hitin e Bertan Asllanit?
  • 19:11Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
  • 18:47Gjini: Nga Himeji në Kyoto, Gjakova bëhet pjesë e familjes së qyteteve historike të botës
  • 18:42Kurti takon Magyarin: Jemi të interesuar për një intensitet të ri marrëdhëniesh Kosovë-Hungari