Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 16:23
Gjenden mbetje mortore në fshatin Brod të Shtërpcës, pritet identifikimi përmes ADN-së

Mbetje mortore janë gjetur në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve për gjetjen e personave të zhdukur me dhunë.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, i cili ka njoftuar se mbetjet mortore janë gjetur më 12 nëntor, pas vazhdimit të aktiviteteve të kërkimit në një lokacion të dyshuar.

Sipas njoftimit, kërkimet në këtë lokacion kishin nisur më 6 nëntor 2026, pas sigurimit të urdhrit gjyqësor. Megjithatë, gjatë fazës së parë nuk ishte arritur të lokalizohej varri i dyshuar, për shkak të ndryshimeve që kishte pësuar terreni ndër vite.

Komisioni ka bërë të ditur se mbetjet mortore të gjetura do t’u nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme mjekoligjore, ndërsa identifikimi do të bëhet përmes analizës së ADN-së.

Aktivitetet e kërkimit janë realizuar në koordinim mes Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës – Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur, me përkrahjen e Prokurorisë, Departamentit për Krime Lufte.

Sipas Komisionit, trajtimi i këtij lokacioni është rezultat edhe i bashkëpunimit rajonal, përfshirë komunikimet me Drejtorinë e Republikës së Kroacisë për Personat e Zhdukur gjatë Luftës Atdhetare, si dhe bashkëpunimin me familjet e të zhdukurve, shoqatat familjare dhe qytetarët që kanë ofruar informacione të rëndësishme.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka falënderuar të gjitha institucionet dhe personat e përfshirë në këtë proces, duke ritheksuar përkushtimin për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me dhunë.

Ende nuk është bërë e ditur identiteti i personit apo personave, të cilëve mund t’u përkasin mbetjet mortore të gjetura në këtë lokacion.

mortorezhdukurmbetje

Të ngjashme

Gjenden mbetje eshtërore në dy lokacione në Prizren, dyshohen të jenë të luftës në Kosovë

Gjenden mbetje eshtërore në dy lokacione në Prizren, dyshohen të jenë të luftës në Kosovë

09:30
13-vjeçarja që u raportua e zhdukur, dyshohet se u dhunua nga një 21-vjeçar

13-vjeçarja që u raportua e zhdukur, dyshohet se u dhunua nga një 21-vjeçar

19:43

Më shumë nga Lajme

  • 17:32Kurti takohet me Mark Rutte në Dublin, diskutojnë për sigurinë dhe bashkëpunimin me NATO-n
  • 17:27Ligji për Specialen nesër në Kuvend, vjen reagimi edhe nga Ambasada Gjermane
  • 17:23A mund të bjerë borë kur temperatura është mbi 0°C?
  • 17:12Gucati nga Haga: Ish-krerët e UÇK-së janë mirënjohës për mbështetjen e deritanishme
  • 17:10Ia kufizoi financat krerëve të UÇK-së, Haxhi Shala fiton rastin ndaj Albulena Haxhiut