Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Nga një muaj paraburgim pesë shtetasve turq, dyshohet se plagosën dhe rrëmbyen një person në Prizren

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 16:23
Nga një muaj paraburgim pesë shtetasve turq, dyshohet se plagosën dhe rrëmbyen një person në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj pesë shtetasve të Turqisë, të dyshuar për lëndim të lehtë trupor, shtrëngim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë.

Sipas njoftimit të Gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë së Shtetit dhe mund të zgjasë deri më 9, respektivisht 10 dhjetor 2026.

Pesë të dyshuarit, me inicialet M.D., M.D.G., S.K., R.O. dhe M.P., dyshohet se më 1 nëntor 2026, rreth orës 07:20, në Prizren, fillimisht ia kanë bllokuar rrugën një personi me inicialet S.B., me një automjet furgon, dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht

Sipas dyshimeve të paraqitura nga Prokuroria, ndaj viktimës janë përdorur grushte, shqelma dhe mjete të mprehta, përkatësisht thika, duke i shkaktuar nëntë plagë shpuese-prerëse. I dëmtuari më pas ka kërkuar trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Por, sipas dosjes së Prokurorisë, ngjarja nuk është ndalur me kaq. Të dyshuarit pretendohet se e kanë futur me forcë viktimën në furgon, ia kanë vendosur një thes në kokë dhe e kanë dërguar në një shtëpi private në Prishtinë.

Aty, sipas dyshimeve, e kanë mbajtur të mbyllur kundër vullnetit të tij për rreth dhjetë orë, duke e kërcënuar me thika dhe duke ushtruar dhunë e presion të vazhdueshëm.

Qëllimi i dyshuar ishte që ta detyronin viktimën të ndërpriste aktivitetin e tij në ndërtimin e objekteve të një kompanie në Prizren, t’i largonte punëtorët dhe të largohej nga territori i Kosovës.

Rreth orës 17:00 deri në 17:30 të së njëjtës ditë, të dyshuarit pretendohet se e kanë kthyer atë në Prizren, sërish me thes në kokë, dhe e kanë lënë në rrugë.

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes së të pandehurve, pasi ata janë shtetas të huaj dhe kanë punë të përkohshme në Kosovë. Po ashtu, ka konstatuar se ekziston rreziku që, nëse lihen të lirë, ata të ndikojnë te viktima dhe dëshmitarët eventualë ose të përsërisin veprat penale.

Për këto arsye, Gjykata ka vlerësuar se masat e tjera alternative nuk janë të mjaftueshme për të siguruar mbarëvajtjen e procedurës hetimore dhe se paraburgimi është masa më adekuate në këtë fazë të procedurës.

Të pandehurit dyshohen për tri vepra penale: “Lëndim i lehtë trupor”, “Shtrëngim” dhe “Privim i kundërligjshëm i lirisë”.

prizrenkanëpesë

Të ngjashme

Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë në pesë vjet

Ramadani: Kosova shpenzoi mbi 1 miliard euro për importin e energjisë në pesë vjet

17:25
Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në

Kreu i Degës së LDK-së në Shtime jep detaje për koalicionin me LVV-në

23:36
Matoshi: Alarmi i reagimit të ambasadave për Ligjin për Specialen është i rrejshëm, kanë dëshmuar hipokrizi në kontinuitet

Matoshi: Alarmi i reagimit të ambasadave për Ligjin për Specialen është i rrejshëm, kanë dëshmuar hipokrizi në kontinuitet

21:07

Më shumë nga Lajme

  • 18:54"Kosova flen mbi qymyr”, Debati për rrymën, Hykmete Bajrami i lëshon deklarimet e Kurtit në Kuvend
  • 18:16Eman Rrahmani: Ministrja Artane Rizvanolli është përgjegjëse e shtrenjtimit të jetës në Kosovë
  • 18:09Kritikat rreth KEK-ut: Investime të tilla në termocentralet tona kurrë nuk janë bërë
  • 17:59Energjia, Arben Mustafa: A kanë arsye qytetarët të mbështeten te Qeveria për të përballuar dimrin apo iu mbetët vetëm të luten?
  • 17:54Hoti mohon se qeveria ia ka hequr statusin e dëshmorit Ahmet Krasniqit, Fehmi Aganit e të tjerëve: Komisioni s’eksizton më