Në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës, sot do të përkujtohet Heroi i Policisë së Kosovës, Triumf Riza.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ceremonia përkujtimore do të mbahet në vendin ku Riza humbi jetën.

“Nesër, më 30 gusht 2026, në 19-vjetorin e rënies në krye të detyrës të Heroit të Policisë së Kosovës, Triumf Riza, do të mbahet ceremoni përkujtimore në vendin ku ai humbi jetën”, thuhet në njoftimin e MPB-së.