Sot, në orën 12:00, në fshatin Llaushë të Skenderajt, do të zbulohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e Sabit Gecit, një prej vendeve me rëndësi të veçantë në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pikërisht në këtë shtëpi u morën vendime të rëndësishme për rrugëtimin e UÇK-së, ndër to edhe vendimi për daljen e saj publike para botës.
Gjatë viteve 1996–1999, kjo shtëpi shërbeu si bazë e njësive ilegale të UÇK-së, duke u shndërruar në një nga vendet që lidhen drejtpërdrejt me organizimin dhe veprimtarinë e hershme të luftës çlirimtare.
