Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 10:04
Aksident masiv në Zvicër: Përfshihen 37 automjete, 10 persona dërgohen në spital

Një përplasje zinxhirore në afërsi të Kemptthalit, mes Effretikonit dhe Winterthur-Töss, ka shkaktuar bllokimin e autostradës A1 në drejtim të St. Gallenit. Dyshohet se shkak i aksidentit ishte ngrica në rrugë.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në mëngjes, më 27 nëntor, në autostradën A1 në Zvicër, në afërsi të Kemptthalit, në kantonin e Cyrihut. Në aksident janë përfshirë gjithsej 37 automjete, ndërsa dhjetë persona janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat zvicerane, në përplasjen zinxhirore janë përfshirë 23 vetura, gjashtë furgonë dhe tetë kamionë. Gjashtë nga personat e lënduar kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa katër të tjerë lëndime të shkallës së mesme.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ishte ngrica në rrugë, e cila kishte krijuar kushte të rrezikshme për qarkullimin e automjeteve në orët e para të mëngjesit.

Si pasojë e aksidentit, autostrada A1 në drejtim të St. Gallenit është mbyllur plotësisht në segmentin ndërmjet Effretikonit dhe Winterthur-Töss. Policia Kantonale e Cyrihut u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që ta shmangin këtë zonë dhe të përdorin rrugë alternative.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet e policisë dhe shërbimet e emergjencës. Për shkak të numrit të madh të automjeteve të përfshira dhe vështirësive gjatë largimit të tyre, punimet për pastrimin e rrugës pritet të zgjasin.

Deri në momentin e raportimit, nuk ishte bërë e ditur se kur do të rihapej autostrada për qarkullim.
Nau+2 /Albinfo

aksidentzvicërautomjete

Të ngjashme

Zvicër: Bie mungesa e punëtorëve të kualifikuar, cilat profesione mbeten më të kërkuara?

Zvicër: Bie mungesa e punëtorëve të kualifikuar, cilat profesione mbeten më të kërkuara?

20:29

Më shumë nga Lajme

  • 10:15Sot zbulohet pllaka përkujtimore në shtëpinë e Sabit Gecit
  • 10:06Dështon edhe sot mbajtja e seancës ndaj Rozeta Hajdari dhe tre të tjerëve për “Rezervat shtetërore”
  • 09:50Dita e Forcës, komandant Jashari: Sot jemi më të përgatitur se kurrë
  • 09:42Humbja e Vuçiqit trazon Listën Serbe, deputetët shtojnë paraqitjet në Kuvendin e Kosovës
  • 09:30New Yorku e fut 28 Nëntorin në kalendarin zyrtar, do ta festojë çdo vit Pavarësinë e Shqipërisë