Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka vendosur të anulojë protestën e paralajmëruar për nesër, pas takimeve të zhvilluara me Menaxhmentin dhe Bordin e KEK-ut.
Përmes një njoftimi, Sindikata ka bërë të ditur se ka vendosur të kontribuojë në Task-Forcë, siç u shprehën ata, me qëllim të mbrojtjes së interesave të punëtorëve dhe të KEK-ut.
“Pas takimeve të djeshme me Menaxhmentin dhe Bordin e KEK-ut, Sindikata e Re ka marrë vendim që të kontribuojë në Task-Forcë, për të mirën e punëtorëve dhe KEK-ut”, thuhet në njoftim.


