Emri i cili së fundmi po pushton të gjitha mediat vendore është padyshim i Justina Shiroka-Pulës, zonjës që zyrtarisht pranoi detyrën e shefes së shtetit.
Në natën kur u votua për presidente, një deklaratë e saj për një studio televizive mori gjithë vemendjen.
Duke mos dashur t'i përgjigjet pyetjes se a është në dijeni që u propozua për presidente dhe se nëse do ta pranonte këtë pozitë, ajo u përgjigj se "ka mysafirë".




