Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Si qëndron situata me fruth në Kosovë? IKSHPK jep detaje

GD
Gazeta Demos17 gusht 2026 në 16:58
Si qëndron situata me fruth në Kosovë? IKSHPK jep detaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se, gjatë periudhës 16 prill – 17 gusht 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 137 raste të konfirmuara me fruth. Vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 25 raste të reja.

Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me dyzet e shtatë (47) raste, Fushë-Kosovë me tridhjetë e katër (34) raste; Ferizaj me dymbëdhjetë (12) raste; Obiliq me nga tetë (8 ) raste; Kaçanik me shtatë (7) raste; Lipjan me shtatë (7) raste; Skenderaj, Vushtrri, Drenas me nga tre (3) raste; Gjilan, Shtime, Shtërpce dhe Deçan me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat: Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë, Podujevë dhe Viti.

Gjatë javës së fundit, ekipet e vaksinimit në komunat me numrin më të lartë të rasteve të fruthit (Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Obiliq, Vushtrri dhe Skenderaj), kanë intensifikuar aktivitetet, me ç‘rast kanë vaksinuar me MMR gjithsej 276 fëmijë të vonuar për vaksinim sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.

IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Vaksinimi mbetet mënyra më e sigurt dhe më efektive për parandalimin e fruthit, uljen e përhapjes së sëmundjes në komunitet dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

rasteikshpkkosovë

Të ngjashme

186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

186 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

14:43

Më shumë nga Lajme

  • 21:02Haradinaj: Kurti po luan me nervat e njerëve me kushtëzimet e tij
  • 20:59“Kjo masë s’e pranon lojën e Albin Kurtit”, flet Çlirim Haziri
  • 20:57Specialja refuzon mbrojtjen: Dëmshpërblimi i viktimave do të trajtohet në Hagë
  • 20:57“Mendoj që është fort Vetëvendosje, nuk e di a e ka librezën”, Hamza tregon se PDK nuk e mbështet Feride Rushitin për presidente
  • 20:26PDK i përgjigjet ofertës së Kurtit