Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 22:55
“Shuarja e Prokurorisë Speciale” Debat i zëshëm në KPK pasi Prokuroria Speciale vlerësohet me angazhimin më të dobët, ndryshe nga si e vlerësuan SHBA-të e Britania

Përballje të zëshme e thuajse të vazhdueshme ka në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Këto përplasje janë gjithnjë e më të ashpra në momentin kur bëhet fjalë për Prokurorinë Speciale, të drejtuar nga Blerim Isufaj.

Madje në mbledhjen e sotme të mbajtur nga Këshilli Prokurorial u tha se në bazë të një raporti të publikuar nga Këshilli del se Prokuroria Speciale është një ndër prokuroritë me efikasitetin më të dobët në mesin e prokurorive brenda Sistemit Prokurorial të Kosovës.

Kundër kësaj doli hapur anëtari i këtij këshilli, Milot Krasniqi.

Anëtari Krasniqi deklaroi hapur se kjo është një tendencë për të goditur dhe për ta shuar Prokurorinë Speciale.

E duke shkuar edhe më tej, anëtari i KPK-së Visar Krasniqi, deklaroi se joefikasitetit i Speciales është rezultat i keqmenaxhimit, duke nënkuptuar udhëheqësin e kësaj Prokurorie, Blerim Isufajn.

“Po e marr fjalën meqë u zu në gojë Prokuroria Speciale të cilën e përfaqësojë. Asnjëherë s’kam qenë ithtar i statistikave as s’po i kundërshtojë, por me siguri do të duhej të qenë të përafërta nëse jo plotësisht të sakta. Jo rastësisht u morë model efikasiteti Prokurorisë Speciale sa i përket kryerjes së lëndëve , për ta paraqitur si prokurori të dështuar e me efikasitet të ulët. Edhe në takimin e Këshillit kur ishte raportimi i Kryeprokurorit pikërisht nga anëtari që vjen nga Shoqëria Civile u përmend si me hamendje edhe pse kishte pasiguri se do të dalë më e dobëta, sot u dëshmua se ka një tendencë për këtë qasje. Edhe mos miratimi i punës, kthimi në plotësim pa arsye sipas pikëpamjes sime dhe ky raport krahasimor e këto statistika që tentohet të paraqiten bëhen qëllimshëm që të paraqitet si Prokurori e dështuar apo për t’u riprofilizuar apo shuar e gjitha si prokurori, apo të krijohet një prokurori e re siç qarkullojnë fjalë në publik. Për t’ua bërë me dije, në vitin 2023 kanë ndodhur ndryshimet më të mëdha ligjore e që shumë vepra që ndoshta sipas pikëpamjes sime do të kishin pas mundësi të mos trajtohen fare nga Prokuroria Speciale ligji i ka paraparë si të tilla, deri në fund të vitit që shkoj kemi pasur edhe landë të mosdeklarimit të pasurisë, apo raportimit të rremë të pasurisë ku kanë qenë të përfshirë gjyqtarë, prokurorë e të tjerë. Mënyra se si u paraqit raporti, unë do të votoj kundër”deklaroi Krasniqi

“Vlerësoj mendimin e secilit kolegë këtu, e në këtë rast edhe prokurorit Milot Krasniqi për fjalimin që e ka edhe sa i përket qëndrimeve. Por ajo që më la përshtypje dhe që aspekti statistikor dhe aspekti i qëndrimit të punës së një prokurorie është qëndrim i pavarur i secilit anëtar këshillit dhe duhet vlerësuar secili për çdo pikëpamje të tij për vlerësimin e secilës situatë. Por ajo që më la përshtypje e që është shqetësim, unë kam menduar se ka qarkulluar zërat të natyrave të ndryshme gati propagandistike të narracioneve që Prokuroria Speciale do të shuhet unë kam mendu që janë vetëm fjalë, por po më vjen keq që edhe një anëtar i Këshillit konstaton se ka zëra për shuarjen e Prokurorisë Speciale. Ajo nuk qëndron, të siguroj si Kryeprokuror i Shtetit sistemin prokurorial që Prokuroria Special jo që nuk do të shuhet, por do të mbështetet e do të avancohet edhe sa i përket trajtimit të rasteve e bashkëpunimit juridiko-ndërkombëtar që përmendi me miqtë tanë ndërkombëtarë, sidomos ata amerikanë e britanikë që është shembulli më i mirë me shtetet mike që çdo ditë bashkëpunojmë. Tendenca për konstatime e përfundime të tilla që Prokuroria Speciale do të shuhet është e papranueshme. Ne kemi marrë pjesë personalisht në draftimin e ligjit për Prokurorinë Speciale. Prandaj qëndrime të tilla ju lutem të mos ketë, në mënyrë të njëanshme se dëmtojnë vetë sistemin. Të vlerësohet puna në mënyrë individuale e do mbështetet çdo prokurorë edhe në të ardhmen por këto qëndrime ju lutem kursehuni se dëmtojnë sistemin e përkundrazi nuk avancojnë”, deklaroi Kryeprokurori Zejnulla Gashi

“Unë nuk konstatova asgjë unë vetëm i thashë disa fjalë të cilat qarkullojnë në publik. Ne jemi të gjithë juristë pjesa e prokurorëve dhe sigurisht në java ditore, javore e mujore e nga mediat e kontaktet me njerëz pranojmë informacione dashtë e padashtë. Natyrisht se ato me profesionin na shqetësojnë më shumë. Nuk ishte konstatimi i imi por fjalë që janë dëgju në publik, e kam për detyrë në këshill t’i them, mbajë përgjegjësi personale por nuk ishte konstatim i imi por diçka që është dëgju e kam ardhur në kontakt si prokuror që në baza ditore pranojmë informacione të tilla e sa i përket çështjeve të tjera qëndrojë prapa tyre sepse ashtu i shoh. Me çdo kusht do ta mbrojë Prokurorinë Speciale dhe gjithë sistemin prokurorial, por ‘skam asnjë tendencë personale, kolegiale”, Milot Krasniqi

“Duhet të kemi kujdes dhe si prokurorë s’duhet të shërbehemi me thashetheme në rrugë, pro ato duhet t’i mbështesim në fakte dhe prova por e kuptoj edhe shqetësimin tuaj sepse keni qenë në Prokurorinë kur po vlerësohet efikasiteti i krejt prokurorive, përfshirë edhe i asaj Prokurorisë Speciale. Mund të mos jemi ithtarë i statistikave, por ato tregojnë se si kemi funksionuar. Siç shihet pra, fatmirësisht kemi prokurori që kanë performuar mirë dhe ka një efikasitet shumë të mirë, por fatkeqësisht ato që kishin pra një performanca të mirë i përgëzoj, por ka edhe Prokurori si Specialja që s’ka treguar efikasitet të mirë, pro efikasitet të dobët nga raporti paraprak. Atë që e thatë pak më parë se ky nuk është vetëm vlerësim i yni, pasi vlerësim të tillë jo të mirë të performancës po tregojnë edhe organizatat siç është OSBE që në raportin e fundit në 2026”,deklaroi kreu i KPK-së, Arian Gashi.

Ka pak javë nga mbledhja e KPK-së kur edhe raportoi Prokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Ai në këtë mbledhje ishte përballur me kritika të njëpasnjëshme, pa sens e krejtësisht qesharake.

Gjatë javëve të fundit ka pasur vazhdimisht deklarime edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe nga ambasada britaniek të cilët kanë ngritur lart vlerësimin e tyre për bashkëpunimin me Kryeprokrorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

specialeprokuroriaprokurorisë

Të ngjashme

Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

10:58
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgimin ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgimin ndaj dy të dyshuarve për fajde dhe detyrim

16:36
Nesër protesta e madhe, Gucati shpalos tri kërkesat: Nëse nuk realizohen, nuk do të rrimë duarkryq

Nesër protesta e madhe, Gucati shpalos tri kërkesat: Nëse nuk realizohen, nuk do të rrimë duarkryq

07:45

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Arben Mustafa: Nuk flasim për asnjë emër për president pa i dhënë rrugë projektligjit për Specialen
  • 22:36Mirena për protestën: Kjo masë e njerëzve nuk kanë dalë me ngu kangë – duhet ultimatume
  • 22:17Nagavci: Me zgjedhjen e presidentit, mund të adresojmë strategjinë ndaj Hagës
  • 22:12Behrami: Albin Kurti e të tjerët po e pranojnë që UÇK-ja gjoja ka kryer krime lufte
  • 22:10Kosova dënon sulmin në avionin “FlyDubai” që ishte nisur drejt Tel Avivit