Gazetari Ilir Mirena, ka thënë në “Pressing” të T7, se sot në protestë është dashur të dilej me kërkesa dhe ultimatume të qarta.

Ai tha se masa e njerëzve nuk janë dalur në protestë për të dëgjuar këngë, por për shkak të revoltës për të që ndodhi në Hagë.

“Gjithë kjo masë e njerëzve nuk delë kot, nuk kanë dalë këta me i ngu këngët e Ilir Shaqirit, kjo masë e njerëzve kanë dalë nga revolta dhe poshtërimi që kanë përjetu nga Haga”, ka thënë ai.