Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka thënë në “Pressing”, se Albin Kurti “po e pranon që UÇK-ja ka kryer krime lufte”.

Ai tha se sa më shumë provojnë ta individualizojnë përgjegjësinë, aq më e madhe do të jetë revolta e popullit.

“Albin Kurti dhe të tjerët po e pranojnë që UÇK-ja ka kryer krime lufte. Ata duhet ta dinë një gjë sa më shumë që kanë me provu me individualizu përgjegjësinë, aq më i madh ka me qenë revolta e këtij populli, sepse dy poshtërime nuk ka me i leju ky popull”, ka thënë ai.