Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Ligji për Gjykatën Speciale duhet të kalojë sot në Kuvendin e Kosovës.
Ai para mediave ka thënë se Aleanca e ka votuar pro dhe se beson që janë siguruar votat e nevojshme për kalimin e tij.
“Ky ligj duhet të kalojë sot. Nuk duhet të vazhdohet më tutje me këtë situatë mjaft problematike. Aleanca e voton, e ka votuar pro. Në fillim kemi menduar se ka qenë një gabim, por tashmë kjo çështje duhet të përfundojë dhe ligji duhet të kalojë. Besoj se votat janë. Kam ranë në kontakt edhe me PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, votat janë”, ka thënë Tahiri.




