Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Prangoset një polic në Kaçanik, dyshohet se përdori forcë ndaj qytetarit edhe pas arrestimit

GD
Gazeta Demos19 nëntor 2026 në 09:56
Prangoset një polic në Kaçanik, dyshohet se përdori forcë ndaj qytetarit edhe pas arrestimit

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se dje e ka arrestuar një zyrtar policor në Kaçanik me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Sipas njoftimit, incidenti raportohet të ketë ndodhur më 17 nëntor 2026, pas orës 15:00 në fshatin Kaçanik i Vjetër, ku një patrullë policore me katër zyrtarë policorë brenda oborrit të shkollës së fshatit kanë arrestuar një qytetar dhe të njëjtin e kanë prangosur.

Bazuar në hetimet fillestare, sipas njoftimit të IPK-së, dyshohet se njëri nga zyrtarët policorë ka tejkaluar autorizimet e tij ligjore duke përdorur forcën edhe pas prangosjes së qytetarit, si pasojë e së cilës ky i fundit ka pësuar lëndime trupore.

“Pas arrestimit, qytetari është dërguar në stacionin policor, mirëpo sipas gjetjeve fillestare hetimore, zyrtarët policorë nuk e kanë njoftuar prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj për veprimet e ndërmarra, ndonëse kishin pretenduar se qytetari kishte kryer vepër penale. Më pas, qytetari është liruar, ndërsa ndaj tij është shqiptuar një tiketë për kundërvajtje, për prishje të rendit dhe qetësisë publike përkatësisht për sulm verbal.”, thuhet në njoftim.

IPK-ja sqaron se ndaj zyrtarit policor të arrestuar ka pranuar edhe ankesa të tjera nga qytetarët, të cilat mund të përbëjnë informacion relevant në kuadër të trajtimit dhe vlerësimit të veprimeve të tij zyrtare.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, zyrtari policor është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë, hetuesit e IPK-së, në kuadër të procedurave administrative dhe në interes të zhvillimit të papenguar të hetimit, i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit policor të arrestuar, si dhe të tre zyrtarëve të tjerë policorë të përfshirë në këtë rast.”, thuhet në njoftim.

kaçanikndajpolicor

Të ngjashme

Publikohet formacioni i Kosovës, shumë ndryshime në përballjen ndaj Irlandës

Publikohet formacioni i Kosovës, shumë ndryshime në përballjen ndaj Irlandës

20:20
“Duhet me u pushkatu” -Skender Llugiqi mohon akuzat për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

“Duhet me u pushkatu” -Skender Llugiqi mohon akuzat për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

12:55
​Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja reagon pas dënimit të Thaçit: Padrejtësi ndaj gjithë popullit shqiptar

​Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja reagon pas dënimit të Thaçit: Padrejtësi ndaj gjithë popullit shqiptar

12:40
Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

14:35

Më shumë nga Lajme

  • 09:56Momenti kur Jakup Krasniqi shoqërohet nga pjesëtarët e EULEX-it e ata të Gjykatës Speciale deri tek dera e shtëpisë, në prag e presin sërish vajza e nipi
  • 09:42Vrasja në Suharekë: Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit, gjen 47 fishekë dhe një shumë të parave
  • 09:41Kosova në mesin e vendeve më të sigurta në Evropë, Sveçla: Siguria e qytetarëve mbetet prioritet
  • 09:40Përgatitjet për dimër, Ministria e Infrastrukturës dhe Policia koordinohen për mirëmbajtjen e rrugëve
  • 09:27Nën masa të shtuara sigurie, Jakup Krasniqi arrin sërish tek familja