Ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi po vazhdon edhe sot vizitën në shtëpinë e tij pranë familjes, në Velani të Prishtinës, pas qëndrimit prej disa orësh nga dita e djeshme. Arsyeja e vizitës së tij, siç njoftuan Dhomat e Specializuara është "për arsye humanitare".
Krasniqi u shoqërua sërish në përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it.
Me të mbërritur në oborrin e shtëpisë, ashtu sikur dje, i njëjti u prit me përqafimet e familjarëve të afërt.



