Jakup Krasniqi erdhi dje në Kosovë në një vizitë me “arsye humanitare” sipas Gjyaktës Speciale. Vizita e tij lidhet me gjendjen jo të mirë shëndetësorë të gruas së tij.
“Për momentin, e vetmja gjë që mund të them është se kjo erdhi si pasojë e arsyeve të forta humanitare. Pala e akuzuar mund të paraqesë një kërkesë të tillë, siç e dini, dhe më pas gjyqtarët, duke u mbështetur në rregullat e gjykatës si dhe në të drejtën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, marrin një vendim me urgjencë dhe profesionalizëm”, pohoi zëdhënësi i DHS-së, Michael Doyle.
Kjo vizitë e ish-kreut të UÇK-së, do të vazhdojë edhe sot, me çrast i njëjti do ta ketë mundësinë të qëndrojë me familjarët e ngushtë edhe për disa orë.



