Ish-këshilltari i Jakup Krasniqit, Ismet Hajrullahu, ka folur për vizitën e ish-kryeparlamentarit në Kosovë gjatë ditës së sotme.
Hajrullahu tha se nuk arriti ta takonte Krasniqin, por shprehu bindjen se ai është i pafajshëm dhe se po përballet me padrejtësi.
“Ishte shumë emocionale, nuk arrita ta takoja. Një personalitet si ai është i rrallë, ia ka kushtuar jetën këtij vendi dhe padrejtësisht ndodhet aty ku është dërguar. Mendoj se ai do të jetë personi që do të dijë ta mbajë veten deri në fund. Unë mendoj se shpirti dhe ndërgjegjja e tij janë të pastra. Dua ta lidh këtë me çështjen e Shtëpisë së Verdhë në Kukës. Çfarë doli nga ajo? Asgjë. Sikur ajo të ishte një gënjeshtër, edhe kjo do të dalë e tillë”, ka deklaruar Hajrullahu në KlanKosova.




