Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit Amerikan

GD
Gazeta Demos18 nëntor 2026 në 23:31
Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit Amerikan

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Washington D.C. në ceremoninë solemne të ndarjes së Medaljes së Artë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kushtuar ish-presidentit të Egjiptit, Anwar Sadat, në vlerësim të kontributit të tij historik për paqen.

Ceremonia u mbajt me ftesë të kryetarit të Kongresit amerikan, Mike Johnson, ndërsa në të morën pjesë liderë botërorë dhe personalitete të shquara ndërkombëtare, të cilët u mblodhën për të nderuar trashëgiminë e Sadatit.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, Jahjaga zhvilloi edhe takime me përfaqësues të Kongresit amerikan, diplomatë dhe personalitete politike nga vende të ndryshme të botës. Në fokus të diskutimeve ishin zhvillimet në Kosovë, forcimi i partneriteteve ndërkombëtare dhe perspektiva euroatlantike e vendit, shkruan Telegrafi.

Pjesëmarrja në këtë ceremoni dhe takimet në Washington vijnë në kuadër të angazhimit për ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë dhe forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

kongresitamerikanjahjaga

Më shumë nga Lajme

  • 22:57Haradinaj: Pamjet e EULEX-it para shtëpisë së Krasniqit janë poshtërim i shtetit të Kosovës
  • 22:29Inspektorati i Punës apelon për kujdes nga erërat e forta, "punëdhënësit të shtojnë masat e sigurisë"
  • 22:27Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia kujton Kosit krimet e Millosheviqit në Kosovë
  • 22:22Nga PDK zbulojnë prapaskenat: Emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit mes PDK-së dhe VV-së, deri kur e përmendi Kurti në konferencë
  • 22:16Rama: Besoj se nesër votohet ligji për Gjykatën Speciale, jemi të gatshëm ta ndryshojmë sërish për ta ndihmuar procesin