Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja reagon pas dënimit të Thaçit: Padrejtësi ndaj gjithë popullit shqiptar

GD
Gazeta Demos17 nëntor 2026 në 12:40
​Ish-ushtari i UÇK-së nga Buroja reagon pas dënimit të Thaçit: Padrejtësi ndaj gjithë popullit shqiptar

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Naim Shabani, e ka cilësuar të padrejtë aktgjykimin e shpallur sot në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tij.

Duke folur për KosovaPress në Burojë të Skenderajt, vendlindjen e Thaçit, Shabani ka thënë se, sipas tij, Gjykata Speciale dhe Prokuroria kanë bërë padrejtësi jo vetëm ndaj ish-krerëve të UÇK-së, por edhe ndaj gjithë popullit shqiptar.

“Vendimin e shoh të padrejtë. Këta gjykatës e prokurorë kanë bërë një padrejtësi të madhe ndaj krerëve të ish-UÇK-së dhe gjithë popullit shqiptar. Mendoj se kjo gjykatë është e padrejtë dhe padrejtësi e madhe”, ka thënë Shabani.

I emocionuar nga vendimi, ai u ka bërë thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të reagojnë, duke shprehur pakënaqësinë e tij me proceset gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Nuk e di çfarë veprimesh, por e thërras gjithë popullin tim anembanë botës që të ngrihet në këmbë, sepse është padrejtësi e madhe që po bëhet. Nuk kemi bërë ne për t’u dënuar në Hagë. Ku është Karaxhiqi, ku është Slloba? Sa i dënuan serbë? Dy persona i kanë dënuar. E ne, një nga një, duke u dënuar për vendin tonë, për shtëpitë tona, për popullin tim. Le të na dënojnë mbarë popullin shqiptar. E kanë dënuar edhe tokën shqiptare, jo veç ata katër, por të gjithë ne, pa bërë krime e pa e sulmuar askënd në trojet tona, në tokat tona e shtëpitë tona. Ata erdhën, na sulmuan neve dhe na masakruan familjet. Ku është ai gjykatës? A i merr parasysh këto të dhëna? Kjo është marrëzi e padrejtësi e madhe”, ka thënë Shabani.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë e kanë shpallur fajtor dhe e kanë dënuar me 17 muaj burgim ish-presidentin Hashim Thaçi për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Aktgjykimi u shpall sot, më 17 nëntor 2026, nga gjyqtari Christopher Gosnell.

Në të njëjtin proces, ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj burgim. Dënimet e tyre konsiderohen të kryera për shkak të kohës së kaluar në paraburgim.

Ndërkaq, ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u dënua me 1 muaj burgim me kusht, ndërsa ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u shpall i pafajshëm.

Ky proces gjyqësor lidhet me akuza për pengim të drejtësisë dhe është i ndarë nga çështja gjyqësore për krime lufte ndaj ish-presidentit Thaçi.


ndajpadrejtësigjithë

Të ngjashme

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, citati i Thaçit publikohet pas dënimit në Hagë

12:02
Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

Aktgjykimi ndaj Thaçit në Hagë, OVL UÇK e “Liria ka Emër”: Nuk presim drejtësi, protestat nuk përjashtohen

14:35
Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën

Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën

21:15
Shqipëria siguron Ligën B, fiton edhe ndaj Bjellorusisë

Shqipëria siguron Ligën B, fiton edhe ndaj Bjellorusisë

19:39

Më shumë nga Lajme

  • 12:36Lushtaku për Thaçin: Kokën lart çlirimtar!
  • 12:33Prokurorja e Hagës mirëpret dënimet e sotme të Thaçit dhe të tjerëve: Askush s’mund t’i shmanget përgjegjësisë
  • 12:32Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij
  • 12:30“Evropë, ku është drejtësia?”, aksion para Zyrës së BE-së në Prishtinë, krahasohet dënimi i Thaçit me atë të Sheshelit
  • 12:20Limaj: Edhe një padrejtësi, Kuvendi duhet të veprojë për të ardhmen e Gjykatës Speciale