Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke vlerësuar se vendimi i sotëm është përshkruar më së miri nga deklarata e vetë Thaçit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gruda ka cituar fjalët e ish-presidentit pas shpalljes së verdiktit: “Kjo është politikë, nuk është drejtësi”.
Deputeti i PDK-së ka theksuar se Kosova duhet të ndërmarrë veprime për ta mbrojtur luftën e popullit të saj për liri.




