Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nesër protesta e madhe, Gucati shpalos tri kërkesat: Nëse nuk realizohen, nuk do të rrimë duarkryq

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 07:45
Nesër protesta e madhe, Gucati shpalos tri kërkesat: Nëse nuk realizohen, nuk do të rrimë duarkryq

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur për protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit të fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gucati tha se protesta do të nisë në orën 16:00 dhe se OVL-UÇK-ja do të jetë pjesë e saj.

“Ne kemi bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që nesër në orën 16:00 të marrin pjesë në protestë. Do të jetë një protestë paqësore dhe do të protestojmë kundër vendimit të fundit që ka marrë Gjykata Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Gucati në Klan.

Ai bëri të ditura edhe tri kërkesat e OVL-UÇK-së.

Sipas tij, kërkesa e parë është procedimi i ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale. Kërkesa e dytë është krijimi i një komisioni ndërkombëtar dhe të pavarur për mbikëqyrjen e punës së Gjykatës Speciale, ndërsa e treta lidhet me sigurimin e buxhetit për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Ne kemi tri kërkesa, procedimi për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, një komision ndërkombëtar të pavarur nga Kosova dhe ndërkombëtarët për mbikëqyrjen e Gjykatës Speciale, dhe buxheti për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së”, u shpreh ai.

Gucati paralajmëroi se, nëse këto kërkesa nuk realizohen, organizata që ai drejton do të ndërmarrë veprime të tjera.

“Ne kemi thënë, nuk do të rrimë duarkryq”, deklaroi ai.

Kryetari i OVL-UÇK-së u bëri gjithashtu thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të bashkohen dhe të procedojnë e votojnë ndryshimet për Ligjin për Dhomat e Specializuara, siç tha ai, "pa humbur kohë".

gucatispecialenesër

Të ngjashme

Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim

Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim

22:56
Gucati bën thirrje për marshin e 1 tetorit: Të mbushet sheshi Skënderbeu

Gucati bën thirrje për marshin e 1 tetorit: Të mbushet sheshi Skënderbeu

19:40
Komandanti i FSK-së takon udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i FSK-së takon udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

15:33
Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë

Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë

08:34

Më shumë nga Lajme

  • 08:26Caktimi i panelit, avokati i Popullit për Specialen: Shqetësuese, s’iu nënshtrua asnjë kontrolli
  • 08:24Haziri: Ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet para 6 tetorit
  • 07:59Qendra “Gjenocidi në Kosovë” letër krerëve të shtetit: Të zhbëhet Gjykata Speciale
  • 07:43Marshi i 1 Tetorit, “Liria Ka Emër” mban sot konferencë për media
  • 07:42Haziri: Raportet politike po kushtëzohen mes presidentit dhe Speciales