Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gucati për Krasniqin: Kolosi i kombit po mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2026 në 16:14
Gucati për Krasniqin: Kolosi i kombit po mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka folur mbi vizitën e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në Kosovë.

Ai ka shprehur shqetësim për padrejtësinë që po i bëhet Jakup Krasniqit dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij në Hagë.

“Një burrë që jetën ia fali Kosovës, që nga rinia e hershme e deri më sot nuk ndali asnjë çast për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e këtij vendi, ta shohësh në këtë moshë duke u përballur me gjithë këto padrejtësi, është një dhimbje e rëndë për çdo zemër që e do këtë tokë.

​Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë është fakti që atij nuk po i lejohet as liria më elementare njerëzore, të takojë lirisht familjen e tij, madje as vëllezërit e tij. Ky kolos i madh i kombit, që dha gjithçka që Kosova të frymojë e lirë, sot mbahet larg të dashurve të tij nën peshën e padrejtësisë”, shkroi Gucati në Facebook.

​Gucati ka shprehur besimin për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë e vërteta e luftës së drejtë e të pastër nuk mund të mbulohet përgjithmonë nga padrejtësia.

Kujtojmë, ish-zëdhënësi i UÇK-së ​Jakup Krasniqi sot përfundoi vizitën në Kosovë. Qëndrimi katërditor është mundësuar për arsye humanitare. Pas përfundimit të vizitës humanitare, ai pritet të rikthehet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator dënuan katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi me gjithsej 81 vjet heqje lirie. Thaçi e Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet, Kadri Veseli 18 vjet dhe Rexhep Selimi 13 vjet. 

Ndërkohë është përcaktuar përbërja e Grupit Punues që do të merret me hartimin dhe harmonizimin e strategjisë shtetërore të Kosovës lidhur me procedurat e apelit në Dhomat e Specializuara në Hagë për katër ish-krerët e UÇK-së.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në tetor 2026 ka vendosur që përfaqësuesja e këtij institucioni në grup të jetë nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku. Përveç saj, në grup do të marrin pjesë edhe përfaqësues të partive kryesore politike. Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet nga Adnan Rrustemi, Partia Demokratike e Kosovës nga Uran Ismaili, Lidhja Demokratike e Kosovës nga Kujtim Shala, ndërsa Aleanca nga Bekë Berisha.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur më herët se drejtimi i këtij grupi do t’i besohet zëvendëskryeministrit të parë, Glauk Konjufca.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se përveç përfaqësuesve institucionalë dhe politikë, në punën e grupit do të ftohen edhe ekspertë të fushave përkatëse.

Qëllimi i këtij grupi është bashkërendimi i qëndrimeve dhe hartimi i një strategjie shtetërore lidhur me procedurat e apelit në Hagë, përmes bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve politikë të Kosovës.

gucatikombitmbahet

Të ngjashme

Ligji për Specialen, Gucati thirrje deputetëve: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Ligji për Specialen, Gucati thirrje deputetëve: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

07:49
“Kur e kam pa mbesën e tij…”, vizita e Jakup Krasniqit, shpërthen në lot Hysni Gucati

“Kur e kam pa mbesën e tij…”, vizita e Jakup Krasniqit, shpërthen në lot Hysni Gucati

20:27
“Prangat fizike nuk mund ta errësojnë pastërtinë e rrugës” – Gucati reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Prishtinë

“Prangat fizike nuk mund ta errësojnë pastërtinë e rrugës” – Gucati reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Prishtinë

18:26

Më shumë nga Lajme

  • 16:18Ngarkesa me 27 tonë mish derri nga Brazili, shkarkohen 4 inspektorë të AKU-së
  • 16:16Nis protesta para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në “Rrugën e Durrësit”
  • 16:13Delegacioni i Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, synohet forcimi i bashkëpunimit
  • 15:40Ekspertët amerikanë: Tërheqja e 600 ushtarëve nga Kosova do t’i dhuronte Rusisë fitore strategjike
  • 15:32Vizita e Jakup Krasniqit, Tasholli e krahason Specialen me gjykatat e Jugosllavisë: Dy burgje, një njeri