Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shqipëria mbështet zbardhjen e dyshimeve për varrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

GD
Gazeta Demos31 korrik 2026 në 19:14
Shqipëria mbështet zbardhjen e dyshimeve për varrezën masive në Kalludër të Zubin Potokut

Përmes një reagimi në platformën X, ministria shqiptare ka theksuar se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura dhe se çdo zbulim i tillë përbën një hap drejt identifikimit të viktimave dhe vendosjes së drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.

“Zbulimi i një varreze tjetër masive në Kalludër të Kosovës është një kujtesë e dhimbshme se plagët e luftës në Kosovë mbeten ende të hapura. Çdo zbulim i tillë nuk është vetëm një hap drejt identifikimit të viktimave, por edhe një dëshmi që flet vetë”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka theksuar se për familjet që prej më shumë se dy dekadash presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre, çdo identifikim përfaqëson një hap drejt dinjitetit, së vërtetës dhe drejtësisë.

Gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut po zhvillohen nën dyshimet për gjetjen e një lokacioni ku mund të jenë varrosur viktima të luftës së fundit në Kosovë.

Më shumë nga Lajme

  • 21:37Haxhiu: Deklarata e Kuvendit për Specialen nuk ka peshë juridike, por përcjell një mesazh të rëndësishëm
  • 21:37Haziri: UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata, ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet
  • 21:32Ish-eprori i UÇK-së, dëshmitar okular tregon për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab
  • 21:32Gjini: Të vërtetën e luftës duhet ta tregojmë në mënyrë që ta kuptojë bota
  • 21:22Gjini: Paratë s’mjaftojnë kur mungon e vërteta për UÇK-në