Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Gjini: Paratë s’mjaftojnë kur mungon e vërteta për UÇK-në

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 21:22
Gjini: Paratë s’mjaftojnë kur mungon e vërteta për UÇK-në

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova me Adriatik Kelmendin, ka folur lidhur me procesin e Gjykatës Speciale dhe betejën e Kosovës për mbrojtjen e narrativës së luftës çlirimtare.

Duke u ndalur te deklaratat dhe qasja institucionale rreth aktgjykimit dhe vetë Dhomave të Specializuara, Gjini theksoi se ata që tashmë njihen si shkelës të Kushtetutës nuk do të hezitojnë ta shkelin edhe atë vendim apo mekanizëm kur t’u konvenojë.

Gjini kujtoi periudhën kur lufta e pastër e UÇK-së ishte vërtetuar edhe ndërkombëtarisht, duke përmendur lirimin e Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt nga Tribunali i Hagës në vitin 2012.

Në Tribunalin e Hagës, Haradinaj në 2012-ën është shpallur i pafajshëm, Limaj po ashtu. Ka ekzistuar një fazë në të cilën pjesa tjetër e botës e ka parë si ne gjithë këtë çka ka ndodhë. Dhe e vërteta është që pjesa më e madhe e botës e ka parë ashtu, se sikur UÇK-ja të kishte qenë organizatë e përbashkët kriminale a terroriste, kish me ardhë në pikëpyetje dhe vetë mbështetja ndërkombëtare për Kosovën, fillimisht mbështetja ushtarake e NATO-s, ndërtimi i institucioneve, shpallja e pavarësisë, gjithçka kish me qenë ndryshe," u shpreh Gjini.

Ai kritikoi reagimin e vonuar të institucioneve pas raportit të Dick Marty-t, duke thënë se edhe pasi pretendimet për trafikim organesh u rrëzuan, Kosova dështoi të mbronte të vërtetën e saj përballë opinionit botëror.

Sipas Gjinit, shteti i Kosovës duhet të veprojë me urgjencë duke ndarë buxhet për dokumentarë dhe literaturë ndërkombëtare për të mposhtur narrativat serbe.

gjinivërtetaparatë

Të ngjashme

Nuk do të dinë çfarë të bëjnë me paratë e tyre, Baba Vanga parashikoi një kthesë të pabesueshme për një shenjë zodiaku në vitin 2027

Nuk do të dinë çfarë të bëjnë me paratë e tyre, Baba Vanga parashikoi një kthesë të pabesueshme për një shenjë zodiaku në vitin 2027

22:47

Më shumë nga Lajme

  • 19:31Rizvanolli flet përësri për ditë të vështira që po vijnë për çmimin e rrymës: Mbyllja e Hormuzit ka krijuar probleme
  • 19:31AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi nga Maqedonia e Veriut
  • 19:30Erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Rahovec, Komuna hap afatin për kompensim
  • 19:28Shkollat e Prizrenit mbesin pa rrymë, Totaj fajëson Qeverinë: Na i merr paratë, s’kemi me çka ta paguajmë KEDS-in
  • 19:27Kapen 86 kilogramë marihuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një shtetase shqiptare