Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi nga Maqedonia e Veriut

GD
Gazeta Demos13 nëntor 2026 në 19:31
AUV-ja ndalon hyrjen e mbi 12 tonëve kremra ushqimorë me yndyrë bimore dhe produkte djathi nga Maqedonia e Veriut

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka ndaluar hyrjen në Kosovë të dy ngarkesave me gjithsej 12 mijë e 268 kilogramë produkte ushqimore, të importuara nga kompania “VIZIONI M.Z.I.I” SH.P.K. nga Preoci i Graçanicës, duke urdhëruar kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Ngarkesat janë ndaluar në Pikën e Kontrollit Kufitar në Han të Elezit, pasi produktet ishin prodhuar dhe eksportuar nga fabrika AD MLEKARA TETOVO, në Maqedoninë e Veriut, ndaj së cilës AUV-ja kishte vendosur më herët ndalimin e importit dhe e kishte larguar nga lista e stabilimenteve të aprovuara për eksport të produkteve ushqimore në Kosovë.

Sipas njoftimit të AUV-së, refuzimi i importit është bërë në zbatim të vendimit nr. AUV.01/678/2026, të datës 6 nëntor 2026.

Vendimi për ndalimin e produkteve nga kjo fabrikë ishte marrë pas konstatimit të shkeljeve të përsëritura të kritereve të sigurisë ushqimore dhe problemeve me higjienën gjatë prodhimit. Këto shkelje përfshinin edhe rezultate të pakënaqshme laboratorike, ku ishte evidentuar prania e bakterit Escherichia coli mbi kufijtë e lejuar në ngarkesa të mëparshme.

Ngarkesa e parë, me peshë prej 7 mijë e 368 kilogramësh dhe numër PIKV00148643/2026, përmbante produkte të llojeve “Natura Delikates”, “Duble Cream Masterfood”, “Extra Delikates Aksion” dhe “Kravjo Sirenje”.

Ndërkaq, ngarkesa e dytë, me peshë prej 4 mijë e 900 kilogramësh dhe numër PIKV00148653/2026, përmbante produktet “Natura Sharplaninska” dhe “Cream Extra Masterfood”.

Për të dyja ngarkesat, inspektori veterinar kufitar ka nxjerrë vendime zyrtare për refuzimin e importit dhe kthimin e produkteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

AUV-ja ka bërë të ditur se asnjëra nga këto ngarkesa nuk është lejuar të hyjë në tregun e Kosovës.

produkteauv-jahyrjen

Më shumë nga Lajme

  • 20:38Haziri kritikon çmimin e energjisë: Familjet po paguajnë më shtrenjtë, mos i fshihni problemet pas luftërave
  • 20:15Sekretari i Këshillit të Evropës e shënon Kosovën me fusnotë në njoftimin për takimin me Kurtin në Dublin
  • 20:14Ilir Kërçeli i LVV-së: Hajde po bëhemi bashkë e po e kthejna KEDS-in në pronësi të Kosovës
  • 20:05IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore
  • 20:04Koopman për statusin e kandidatit të Kosovës: Ende s’jemi në atë pikë, ligji për Specialen është i padobishëm