Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu: Deklarata e Kuvendit për Specialen nuk ka peshë juridike, por përcjell një mesazh të rëndësishëm

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 21:37
Haxhiu: Deklarata e Kuvendit për Specialen nuk ka peshë juridike, por përcjell një mesazh të rëndësishëm

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ishte e rëndësishme që Kuvendi të shprehte qëndrimin e tij përmes një deklarate lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhiu tha se deklarata e Kuvendit ka rëndësi edhe për të ardhmen, në mënyrë që gjeneratat e reja të dinë se cili ishte qëndrimi i këtij institucioni ndaj vendimit.

“Pas vendimit të padrejtë, ka qenë shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës ta thotë fjalën në raport me këtë aktgjykim. Ndoshta jo vetëm në rrethanat e sotme, por edhe pas shumë vitesh, kur të flasim për një vendim të tillë, të rinjtë dhe të rejat e Republikës së Kosovës të dinë se cili ka qenë roli i Kuvendit”, deklaroi Haxhiu, në RTV Dukagjini.

Ajo iu përgjigj edhe kritikave se Kuvendi nuk ishte mbledhur më herët për të miratuar deklaratën, duke shpjeguar se institucioni kishte qenë në një situatë të kontestuar në Gjykatën Kushtetuese, sikurse edhe Qeveria.

“Kemi vlerësuar se duhet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka pasur masë kushtetuese”, tha ajo.

Haxhiu theksoi se pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në diskursin publik kishte pasur tensione dhe gjuhë nxitëse, si në debatet televizive, ashtu edhe në rrugë.

“E kam konsideruar të rëndësishme që të kalojnë disa ditë dhe pastaj të arrijmë në Kuvend, të dakordohemi për një deklaratë të tillë, e cila është shprehje e vullnetit politik të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Haxhiu.

Ajo sqaroi se deklarata nuk ka peshë juridike, por, sipas saj, rëndësia e saj qëndron te mesazhi politik dhe uniteti i treguar nga partitë parlamentare.

“Nuk ka peshë juridike, por është e rëndësishme të përcjellim një mesazh dhe të dëshmojmë se të gjitha grupet parlamentare – Lëvizja Vetëvendosje, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe pakicat joshumicë – kemi arritur të bëhemi bashkë dhe ta miratojmë një deklaratë”, deklaroi Haxhiu.

haxhiukuvenditdeklarata

Të ngjashme

Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

22:18
Haxhiu për vendimin e Speciales: Duhet të përgatitemi që të bjerë edhe akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale

Haxhiu për vendimin e Speciales: Duhet të përgatitemi që të bjerë edhe akuza për ndërmarrje të përbashkët kriminale

20:44
Haxhiu: Ka qenë e rëndësishme që Kuvendi ta thotë fjalën për këtë aktgjykim të padrejtë

Haxhiu: Ka qenë e rëndësishme që Kuvendi ta thotë fjalën për këtë aktgjykim të padrejtë

20:38
Haxhiu kërkon që Smith dhe Trendafilova të shpallen “nongrata” në Kosovë

Haxhiu kërkon që Smith dhe Trendafilova të shpallen “nongrata” në Kosovë

19:20

Më shumë nga Lajme

  • 22:20Kryeparlamentari i RMV-së: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tronditje për të gjithë shqiptarët
  • 21:49Gjini zbulon ftesën e Kurtit: Më dërgoi SMS, nuk shoh seriozitet - as qëllim të mirë
  • 21:37Haziri: UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata, ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet
  • 21:32Ish-eprori i UÇK-së, dëshmitar okular tregon për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab
  • 21:32Gjini: Të vërtetën e luftës duhet ta tregojmë në mënyrë që ta kuptojë bota