Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri: UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata, ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 21:37
Haziri: UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata, ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me kërkesën që të ndërmarrin veprime konkrete lidhur me Dhomat e Specializuara.

Në fjalimin e tij në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Haziri ka përmendur ish-krerët e UÇK-së që po përballen me proceset gjyqësore në Hagë.

“Sot njerëzit që po mbajnë mbi supe peshën më të rëndë të këtij procesi janë mijëra kilometra larg nesh. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Cali e Pjetër Shala. E ndërsa ata janë atje, ne kemi një përgjegjësi këtu: ta mbrojmë atdheun, ta mbrojmë UÇK-në tonë”, ka thënë Haziri.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara.

“Sot Kuvendi miratoi një deklaratë lidhur me atë aktgjykimin e famshëm të Hagës. Dhe ajo deklaratë sot na tregoi diçka: kur ekziston vullneti, ky kuvend di të bëhet bashkë”, ka deklaruar ai.

Haziri ka bërë dallim mes deklaratës së miratuar dhe miratimit të një ligji.

“Deklarata që miratuat sot shpreh qëndrim, ndërsa ligji që kërkojmë ne prodhon pasojë. Deklarata mbetet letër, e ligji vepron!”, ka thënë ai.

Në fund, Haziri ka kërkuar votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Prandaj UÇK-ja nuk mbrohet me deklarata. UÇK-ja jonë kërkon veprim. Dhe kërkesa jonë ndaj jush është e qartë: ligji për Dhomat e Specializuara duhet të votohet!”, ka përfunduar Haziri.

haziriligjispecializuara

Të ngjashme

Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Gucati: E mirëpresim deklaratën e Kuvendit, presim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

19:17
PDK falënderon deputetët: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

PDK falënderon deputetët: Tani është radha e votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

13:09
Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”

Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”

22:34
Haziri fton qytetarët në natën e 12-të të protestës: Edhe sonte, zëri ynë nuk hesht!

Haziri fton qytetarët në natën e 12-të të protestës: Edhe sonte, zëri ynë nuk hesht!

11:56

Më shumë nga Lajme

  • 22:20Kryeparlamentari i RMV-së: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, tronditje për të gjithë shqiptarët
  • 22:18Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në
  • 21:49Gjini zbulon ftesën e Kurtit: Më dërgoi SMS, nuk shoh seriozitet - as qëllim të mirë
  • 21:37Haxhiu: Deklarata e Kuvendit për Specialen nuk ka peshë juridike, por përcjell një mesazh të rëndësishëm
  • 21:32Ish-eprori i UÇK-së, dëshmitar okular tregon për herën e fundit kur e pa Behajdin Allaqin: Thaçi e Veseli nuk ishin në shtab