Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

GD
Gazeta Demos28 shtator 2026 në 22:18
Haxhiu: Nuk na duhet një koalicion me PDK-në

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar në Debat Plus se nuk e sheh të nevojshëm një koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet palëve mund të bëhet për çështje të caktuara, por jo në kuadër të një partneriteti qeverisës.Haxhiu tha se, për të pasur një qëndrim të përbashkët pas vendimit të 16 shtatorit, nuk është i domosdoshëm krijimi i një koalicioni politik.

“Për të pasur një qëndrim unifikues me 16 shtatorin, nuk na duhet një koalicion i përbashkët. Na duhen veprime të përbashkëta, unifikim për secilin veprim që kemi përpara, kontribut nga secila palë”, tha Haxhiu.Ajo theksoi se nuk e sheh PDK-në si partner për një qeveri të përbashkët, duke sqaruar se ky është qëndrimi i saj personal.

“Por nuk e shoh që na duhet një koalicion me PDK-në, jo në këtë periudhë. Kjo lidhet me vendimin, por me qëndrimin tonë me PDK-në. Mundemi të bashkëpunojmë në raport me kundërshtimin e vendimit të 16 shtatorit, të padrejtë. Mirëpo nuk i shoh si partner në qeverisje. Ky është qëndrimi personal”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.Haxhiu foli edhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke ritheksuar qëndrimin se presidenti nuk duhet të jetë pjesë e një partie politike.

“Pra, po rikthehem te qëndrimi: presidenti duhet të jetë president që nuk duhet të jetë në parti politike. Edhe në këtë situatë që jemi, do të ishte më e mira”, deklaroi ajo.Sipas Haxhiut, gjatë diskutimeve janë shqyrtuar disa alternativa për kandidatë, përfshirë persona që kanë kontribuar në shoqëri dhe në institucionet e Republikës së Kosovës.

“Kemi pasur disa alternativa, për emra që kanë kontribuar në mënyra të ndryshme në shoqërinë tonë, në institucionet e Republikës së Kosovës. Insistimi që të kemi kandidat nga radhët e tyre është i gabuar”, tha Haxhiu.Ajo përmendi edhe kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Glauk Konjufcën, duke thënë se palëve u ishte kërkuar të propozonin emra për presidentin.

“Glauk Konjufca tha: ‘Nga LDK-ja e PDK-ja propozoni ju emra, ne i diskutojmë ato, i vlerësojmë dhe ju kthejmë përgjigje’. Nuk ka pasur emra të tillë”, tha Haxhiu.Haxhiu shtoi se, nëse kriter do të ishin personat e matur në zgjedhje përmes votave, atëherë, sipas saj, do të duhej të merrej parasysh edhe rezultati i Glauk Konjufcës.

“Nëse hyjmë me persona që janë matur në zgjedhje, atëherë Glauk Konjufca ka mbi 200 mijë vota, nuk e di sigurt. Nëse kemi me persona partiakë, atëherë ku e kemi Glauk Konjufcën?”, tha ajo.

duhethaxhiukoalicion

Të ngjashme

Kadaj-Bujupi kritika Çitakut për ligjin për Specialen: S’duhet ta gënjeni as qytetarin, as votuesin e PDK

Kadaj-Bujupi kritika Çitakut për ligjin për Specialen: S’duhet ta gënjeni as qytetarin, as votuesin e PDK

21:48
Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues

Haxhiu: Buxheti i vitit 2027 nuk është zhvillimor, por konsumues

17:00
Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel

Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel

15:23
Nura kërkon mobilizim institucional për Gjykatën Speciale: Diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë më aktive

Nura kërkon mobilizim institucional për Gjykatën Speciale: Diplomacia e Kosovës dhe Shqipërisë të jenë më aktive

13:08

Më shumë nga Lajme

  • 09:30Momente emocionuese në familjen e Jakup Krasniqit, të afërmit e presin dhe e përshëndesin nga ballkonet
  • 09:29Jakup Krasniqi mbërrin në shtëpinë e tij në Velani në ditën e katërt të vizitës
  • 09:24Prezantohet roboti pa pilot për FSK-në, “Made in Kosova”
  • 09:19Rreth 45 mijë punëtorë e të rinj u larguan nga Kosova sivjet, Azemi: Po ikin nga kushtet e rënda
  • 08:46Burri në Graçanicë raporton se frikësohet nga bashkëshortja, policia interviston gruan