Bedri Zyberaj, ish-epror i UÇK-së në Shtabin e Drenocit të Rahovecit, ka folur në një intervistë ekskluzive për Lirim Mehmetajn në VOX Kosova për Behajdin Allaqin, rasti i të cilit është përmendur në aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Prokuroria e Specializuar kishte pretenduar se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin ndër personat që e kishin parë për herë të fundit Behajdin Allaqin. Dhe ishin bindur se është kryer edhe vrasja e tij.
Zyberaj, i cili ishte në Shtabin e UÇK-së në Drenoc, ka rrëfyer për takimet që kishte pasur me Allaqin, duke treguar edhe se si e kishte strehuar atë në shtëpinë e tij.
Ai ka treguar se Allaqi kishte shkuar më pas drejt Prizrenit, perpara se te ndahej me Gani Paqarizin qe ky i fundit kishte thene se e kishte përcjellë Allaqin për në shtëpinë e tij.
“Ai ka ardhur një herë Behajdini te ne, ka ardhur në shkolle tek unë. Ne qershor. Kur ka ardhe e ka kërkuar personin Shaban Shala. Me tha që kam dëgjuar se Shaban Shala eshte ne shtabin tonë. I thash si ushtar apo si çfare? Me tha: jo, kam degjuar se eshte i ndaluar. I tregova se jo nuk kam dijeni per kete. I tregova që s’është kompetencë e imja. E drejtova te Gani Paqarizi qe ishte kompetent. Ishte rreth ores 10 e paradites, kur eshte be ora 14:30, me ka taku prape, i thash a keni mbaru pune, me tha po, dicka kemi mbaru, e tutje do te vazhdojme. I thash cfare ke ne plan te besh, tha te levizi per ne shtepi, prisnim nëse po vjen diçka per udhetim se ishte zone embbyllur. Nuk erdhi asgje. U ndje pak i lodhur, me ka kerkuar te shkoje ne familjen time. Ikam derguar femijet nga shkolla me e percjelle deri ne shtepine time. Ka shkuar në familjen time, me fjetë.. Atë natë s’ka pasë me çka me u kthy në shtëpi të vet, i kam bo konak në shtëpinë time. Se deshti me shku, po s’pat me çka, se izolim. Të nesërmen ka shku në Prizren… rrëfen Zyberaj
“Ka ardhur përsëri herën e dytë. Pas disa ditësh ka ardhur prapë, e ka pasë një letër në dorë, të formatit A4, gjysmë të shkruar, më ka ra në sy. E nxorri prej një kese, i kish sjellë ca gjëra vajzës sime dhe një plin për kafe për familjen tonë se tha paski shumë mysafirë. Ne ishim të izoluar, s’kishim mundësi me dalë me lëvizë. Edhe shkuan me Gani Paqarizin prape, une vazhdova punen time, s’kisha ndonje arsye per interesim.” tregon Zyberaj nder te tjera
“Pas 2 javësh kanë ardhë miqtë e shokët me u interesu. Pyesinin ku eshte Behajdini. E pyeta Ganiun, se ai ishte personi i vetëm që ishte me të. Unë s’mund të them se ishte edhe dikush, sepse veç me Ganiun, Behajdini kishte shku. E pyeta Ganiun, çka është puna e Behajdinit se po thonë s’ka ardhë. Tha: ‘Jo more, ka kry punë me neve çka ka pasë edhe e kam përcjellë, ka shku për shpi’. Këto janë fjalët e Gani Paqarizit që m’i ka thanë mu, që ka nejt i fundit me të.” Aty ku e kemi taku ne, atë s’ka qenë në shtab Kadri Veseli as Hashim Thaçi. Me pasë qenë ata në shtab, unë e kisha ditë, i kisha pa. S’kanë qenë aty ato ditë fare.” vazhdon rrefimi i Zyberajt




