Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Lutfi Dalipi mban premtimin që ia kishte dhënë gjyshit, zgjedh ta përfaqësojë Kosovën

GD
Gazeta Demos12 nëntor 2026 në 18:54
Lutfi Dalipi mban premtimin që ia kishte dhënë gjyshit, zgjedh ta përfaqësojë Kosovën

Talenti 20-vjeçar nga Presheva, Lutfi Dalipi ka vendosur ta përfaqësojë kombëtaren e Kosovës në futboll.

Lajmin e ka bërë të ditur Telegrafi

Sipas raportimit të mediumit shqiptar, Dalipi do të jetë i pranishëm në ndeshjen e ditës së shtunë mes Kosovës dhe Izraelit.

Ad Banner

Dalipi ka qenë emri më i përfolur në Zvicër këtë edicion, duke qenë padiskutim sensacioni i sezonit, kurse shokoi të gjithë kur e refuzoi ftesën e grupmoshave U21, duke e informuar Federatën Zvicerane se do të luajë për Kosovën ose Shqipërinë, premtim që ia kishte dhënë gjyshit.

“Ky vendim tashmë është marrë nga lojtari. Telegrafi merr vesh se Dalipi do të jetë lojtari më i ri i Kosovës. Përpos kësaj, lojtari nga Presheva do të jetë në Prishtinë të premten kurse të shtunën do ta shikojë nga afër sfidën mes Kosovës dhe Izraelit, që zhvillohet në “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00 në kuadër të Ligës së Kombeve”, bën të ditur Telegrafi.

Futbollisti u raportua se ishte 80% futbollist i Shqipërisë, mirëpo gjithçka mori kahje ditëve të fundit.

Dalipi është duke shkëlqyer me fanellën e Vaduzit këtë sezon, pasi në 16 ndeshjet e para ka realizuar gjashtë gola dhe nëntë asistime.

Forma e tij e jashtëzakonshme ka bërë që të kërkohet edhe nga disa gjigantë evropian, mes të cilëve edhe RB Leipzig

dalipilutfikishte

Të ngjashme

Lutfi Dalipi në krye të renditjes së CIES-it, lë pas talentët e futbollit botëror

Lutfi Dalipi në krye të renditjes së CIES-it, lë pas talentët e futbollit botëror

17:48
Rasti në Uashington, një i vrarë dhe disa të plagosur – autori i incidentit i jep fund jetës

Rasti në Uashington, një i vrarë dhe disa të plagosur – autori i incidentit i jep fund jetës

17:08
47 vjeçari kosovar vrau gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm

47 vjeçari kosovar vrau gruan e tij pasi dyshonte se bënte magji të zezë, personi që ia siguroi armën rrezikon burg të përjetshëm

16:24
Sinjale pozitive, Shqipëria frikësohet se edhe Dalipi mund të zgjedhë Kosovën!

Sinjale pozitive, Shqipëria frikësohet se edhe Dalipi mund të zgjedhë Kosovën!

16:18

Më shumë nga Sport

  • 19:32Shqipëri – Finlandë, formacionet zyrtare
  • 18:45Liverpooli vendos në listën e dëshirave talentin 100-milionësh, por ai ëndërron Real Madridin
  • 17:27Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet para duelit ndaj Izraelit, në stërvitje mungoi Ermal Krasniqi
  • 16:26Zyrtare: Një tjetër skuadër nga Premier League e shkarkon trajnerin
  • 16:19Dardanët mbajnë stërvitjen e radhës para ndeshjes me Izraelin