Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”

GD
Gazeta Demos27 shtator 2026 në 22:34
Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”

Në procesin e Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës, morën pjesë tetë viktima.

Krahas vendimit dënues ndaj Mustafës, trupi gjykues, nxori edhe vendimin për zhdëmtimin e këtyre viktimave.

Shuma totale kap vlerën e 207 mijë eurove.

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë treguar se kompensimi është në proces të zbatimit.

“Urdhri i dëmshpërblimeve në rastin Salih Mustafa është në proces të zbatimit. Viktimat kanë marrë një përqindje të dëmshpërblimeve të urdhëruara për to. Gjyqtari i Vetëm i ngarkuar me zbatimin e urdhrit të dëmshpërblimeve i ka urdhëruar gjithashtu Regjistruesit të shqyrtojë rrugë të tjera për zbatimin e plotë të urdhrit të dëmshpërblimeve, duke përfshirë programin e kompensimit të viktimave në Kosovë”, tha Angela Griep, zëdhënëse e dhomave të specializuar të Kosovës.

Mirëpo, zbatimi i tërësishëm i këtij vendimi, vazhdon të jetë problematik.

Për shkak se Mustafa, nuk ka mundësi financiare të kompensojë shumën totale të këtij vendimi, Dhomat e Specializuara kanë kërkuar qe disa vite, që kompensimi të kryhet nga ana e institucioneve të Kosovës.

Një kërkesë e tillë, vazhdon për të paktën dy vite.

“Gjyqtari i Vetëm i ka kërkuar më tej Qeverisë së Kosovës të krijojë një mekanizëm kompensimi për të kompensuar viktimat e krimeve nën juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Si mjet të fundit, ai vuri në dukje se ekziston mundësia që Dhomat e Specializuara të marrin donacione vullnetare jo të destinuara me qëllim të kontributit në pagesën e dëmshpërblimeve të dhëna viktimave me anë të një urdhri përfundimtar dëmshpërblimi të lëshuar nga Dhomat e Specializuara. Gjyqtari i Vetëm theksoi se mundësia e eksplorimit të rrugëve të tjera nuk e liron në asnjë mënyrë Salih Mustafën nga detyrimi i tij për të kompensuar viktimat, as nuk e liron Kosovën nga përmbushja e detyrimeve të saj ndaj viktimave dhe krijimi i një mekanizmi dëmshpërblimi”, shtoi Angela Griep.

Televizioni ka tentuar të marrë informacione nga Ministria e Drejtësisë, nëse ka gatishmëri për krijmin e këtij mekanizmi, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

E kohë më parë, nga ky dikaster është thënë se nuk kompensimi i viktimave në proceset tek Gjykata Speciale, nuk hyn në fondin aktual për kompensimin e viktimave.

Në këtë rrafsh, kërkohet që të trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë personat që kanë marrë statusin e viktimës në çfarëdo instance të drejtësisë.

“Jo vetëm viktimat e Dhomave të Specializuara të Kosovës që duhet të kompensohen, por për të gjitha proceset duhet të vlejë edhe për ato procese që gjykohen në Kosovë dhe që janë gjykuar edhe më herët nga UNMIK-u, edhe nga EULEX-i, dhe nuk duhet të kemi favorizime të ndonjë Gjykate. Të gjitha viktimat duhet të trajohen në mënyrë të barabartë”, deklaroi Amer Alija nga fondi për të drejtën humanitare.

Salih Mustafa është i dënuari i parë nga Specialja për krime lufte./teve1

viktimavespecializuarakosovës

Të ngjashme

Portieri i Austrisë bëhet viral, e futi topin nën fanellë dhe “çarti” lojtarët e Kosovës

Portieri i Austrisë bëhet viral, e futi topin nën fanellë dhe “çarti” lojtarët e Kosovës

22:16
Ahmeti: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska

Ahmeti: Ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të ndërtuara nga Beogradi e Moska

17:29
Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Nesër mblidhen deputetët, në rend dite Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

16:31
“UÇK-ja nderohet kur shqiptaria bashkohet”, tifogrupet protestojnë në Prishtinë

“UÇK-ja nderohet kur shqiptaria bashkohet”, tifogrupet protestojnë në Prishtinë

16:13

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike
  • 22:04Gjini: Nënë Ferdonija tregon të vërtetën e pastër të popullit tonë