Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Kryenegociatori i Kosovës reagon për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

GD
Gazeta Demos15 nëntor 2026 në 22:33
Kryenegociatori i Kosovës reagon për këngën nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj, ka reaguar ashpër pas raportimeve se në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel është interpretuar një këngë nacionaliste serbe, e cila mohon shtetësinë e Kosovës.

Në një reagim në platformën X, Zulfaj e ka cilësuar ngjarjen si skandaloze dhe të papranueshme, duke kritikuar faktin se një aktivitet i organizuar në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së i ka dhënë hapësirë nacionalizmit serb.

Ai ka theksuar se kënga në fjalë është shkruar në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit po ua shfuqizonte të drejtat shqiptarëve të Kosovës dhe po ushtronte represion ndaj tyre.

“Një këngë nacionaliste serbe që mohon shtetësinë e Kosovës, e shkruar në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviq, po ua shfuqizonte të drejtat shqiptarëve të Kosovës dhe po e shtypte popullin tonë, u interpretua në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së”, ka shkruar Zulfaj.

Kryenegociatori kosovar ka kërkuar që komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, të japë shpjegime për mënyrën se si ka ndodhur kjo dhe të tregojë se çfarë masash do të ndërmerren.

Zulfaj ka ngritur gjithashtu çështjen e mospërfshirjes së Kosovës në këtë forum, duke vënë në pah se, sipas tij, Kosova është vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë dekadës së fundit dhe se është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

“Do t’ia lëmë komisioneres Kos të shpjegojë se si ndodhi kjo, çfarë masash do të ndërmarrë dhe pse Kosova, vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht i harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së, nuk ishte i ftuar”, ka shkruar ai.

kosovëszgjerimitkryenegociatori

Të ngjashme

Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës

Gazetari serb: Qeveria e re duhet të ketë qëndrim racional ndaj Kosovës

22:03
Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën

Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiqit, Daçiqit dhe Brnabiqit për Kosovën

21:15
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës

Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës

20:56
Negociatat ShBA-Rusi, Krasniqi me alarm: Një ditë mund të na thuhet të japim veriun e Kosovës per hyrje në NATO

Negociatat ShBA-Rusi, Krasniqi me alarm: Një ditë mund të na thuhet të japim veriun e Kosovës per hyrje në NATO

20:33

Më shumë nga Lajme

  • 22:36Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë protesta të reja, ultimatum Qeverisë Mickoski
  • 22:35Në favor të Qeverisë, ngrihen dyshime se enti i statistikave po e llogarit qëllimisht gabimisht inflacionin
  • 22:08Një tjetër vendim për Hashim Thaçin në Hagë, pritjet e avokatëve
  • 22:01Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në Bruksel, Dibrani: E turpshme
  • 21:45Qeveria mblidhet nesër në orën 09:00