Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Shkoni në ferr”, I plagosuri i grabitjes së vitit 2018 reagon ashpër ndaj sistemit të drejtësisë pas dënimit prej vetëm 5 vitesh

GD
Gazeta Demos29 nëntor 2025 në 13:46
“Shkoni në ferr”, I plagosuri i grabitjes së vitit 2018 reagon ashpër ndaj sistemit të drejtësisë pas dënimit prej vetëm 5 vitesh

Asllan Asllani, i cili mbeti i plagosur rëndë në tentim-grabitjen e 19 janarit 2018 në këmbimoren “Euro-Këmbimi”, ka reaguar ashpër sot pas shpalljes së dënimit ndaj njërit prej të pandehurve në këtë rast.

Ai e quan vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan “zhgënjim të thellë ndaj sistemit të drejtësisë”.

“Asnjëherë kjo gjykatë nuk u mor me pasojat e mia shëndetësore,” ka deklaruar Asllani, duke kujtuar plagët që mori nga sulmi i katër personave të armatosur rëndë, të cilët tentuan grabitjen në vendin e tij të punës. “6 muaj pa mundur të eci drejt, terapi të përhershme, plagë mbi 30 cm në gjoks dhe dëmtime të brendshme vetëm 1 cm larg aortës,” thotë ai.

Asllani rikujton se gjatë arratisjes së autorëve, “njëri nga agresorët humbi kapelën brenda automjetit të vjedhur – automjet që, për ironi, ishte pronë e një polici”. Hetimet, sipas tij, konfirmuan se ADN-ja e të pandehurit V.S. përputhej me provën e gjetur në kapelë. “Një provë e pakontestueshme dhe direkte,” shkruan ai.

Pavarësisht kësaj, V.S. u dënua me vetëm 5 vjet burg. Asllani reagoi ashpër.

“Sot përjetova edhe një herë zhgënjimin e thellë ndaj sistemit të drejtësisë.”, tha ai.

Në reagimin e tij, ai përmend edhe rastin e grabitjes së transportuesit të parave në Parallovë të Gjilanit më 19.09.2021, për të cilin thotë se “më vonë u lidh me të njëjtit persona të përfshirë në tentim-grabitjen ku unë u plagosa”.

Asllani thekson se në vitin 2024 Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve për grabitje të rëndë: D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M. Por ai ngre pyetjen: “Si është e mundur ky dënim, kur vetë Kodi Penal i Republikës së Kosovës parashikon dënime shumë më të rënda?”

Ai citon nenet 317, 367 dhe 366 të Kodit Penal, duke theksuar se “vetëm për armëmbajtje pa leje dënimi minimal është 3 vjet”.

“Si është e mundur që për një tentim-grabitje të armatosur, ku kam mbetur i plagosur rëndë dhe ku ekziston provë direkte e ADN-së, Gjykata shqipton vetëm 5 vjet burg?”, shkruan ai.

Tutje ne fund ai e ka permbyllur shkrimin e tij me një reagim të ashpër për sistemin e drejtësisë së Kosovës.

“Shkoni në ferr. Ndoshta aty e gjeni veten, sepse deri tani nuk e keni kuptuar fare. Turp!”, ka shkruar Asllani.

VIDEO

Postimi i plotë:

REAGIM

Unë, Asllan ASLLANI, i plagosur rëndë në ngjarjen e 19.01.2018, ku së bashku me kolegun tim Visar Morinën ishim në vendin e punës në këmbimore “Euro-Këmbimi”, sot përjetova edhe një herë zhgënjimin e thellë ndaj sistemit të drejtësisë.

Në atë ditë, katër persona të armatosur rëndë (dy me kallashnikov dhe dy me armë të shkurtra) tentuan të grabisnin pikën e këmbimit valutor. Gjatë arratisjes së tyre unë mbeta i plagosur rëndë. Njëri nga agresorët humbi kapelën brenda automjetit të vjedhur – automjet që, për ironi, ishte pronë e një polici.

Më 19.09.2021 ndodhi grabitja e transportuesit të parave në Parallovë të Gjilanit, rast që më vonë u lidh me të njëjtit persona të përfshirë në tentim-grabitjen ku unë u plagosa.

Në vitin 2024, Prokuroria ngriti aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve për grabitje të rëndë: • D.G • M.L • K.Xh • A.B • V.S • N.M

Gjatë hetimeve u konfirmua se ADN-ja e të pandehurit V.S. përputhej plotësisht me provat e gjetura në kapelën e mbetur në vendin e ngjarjes – një provë e pakontestueshme dhe direkte. Megjithatë, V.S. asnjëherë nuk ka treguar se me kë ishte në tentim-grabitje, duke mos bashkëpunuar as me Hetuesinë e as me Prokurorinë.

Sot, Gjykata Themelore në Gjilan shqiptoi ndaj tij dënim prej vetëm 5 vitesh burg. Dhe pikërisht këtu fillon absurditeti i drejtësisë sonë.

Si është e mundur ky dënim, kur vetë Kodi Penal i Republikës së Kosovës parashikon dënime shumë më të rënda?

Neni 317 – Grabitja e rëndë / Tentim-grabitja me armë Parashikon dënime dukshëm më të larta kur vepra kryhet me armë, në grup dhe kur shkaktohen pasoja të rënda trupore.

Neni 367 – Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm Ky nen e rëndon edhe më shumë dënimin kur arma përdoret gjatë kryerjes së veprës penale.

Neni 366 – Armëmbajtja pa leje Dënimi minimal për këtë vepër është 3 vjet burg, edhe kur nuk kryhet ndonjë vepër tjetër. E aq më tepër kur kemi tentim-grabitje të armatosur, përdorim të armëve të gjata, automjet të vjedhur dhe plagosje të rëndë.

Pra, vetëm për armëmbajtje pa leje dënimi minimal është 3 vjet. Si është e mundur që për një tentim-grabitje të armatosur, ku kam mbetur i plagosur rëndë dhe ku ekziston provë direkte e ADN-së, Gjykata shqipton vetëm 5 vjet burg?

Asnjëherë kjo gjykatë nuk u mor me pasojat e mia shëndetësore: 6 muaj pa mundur të eci drejt, terapi të përhershme, plagë mbi 30 cm në gjoks dhe dëmtime të brendshme vetëm 1 cm larg aortës.

Gjithmonë e kam dashur këtë vend. Kam kontribuar për Kosovën në kohët më të vështira, duke u rreshtuar në radhët e UÇK-së. Por sot jam thellësisht i zhgënjyer. Kjo nuk është drejtësi dhe nuk mund të quhet drejtësi.

Në fund, kam një mesazh për sistemin e drejtësisë: Shkoni në ferr. Ndoshta aty e gjeni veten, sepse deri tani nuk e keni kuptuar fare. Turp!

gjykata

Më shumë nga Lajme

  • 21:54Pse nuk e bëtë me LDK-në? Bajrami: Na nuk e kemi ditë që LDK ka me përjetu atë tërmetin për shkarkim
  • 21:52Deda: Nuk është normal vazhdimi i gjenerimit të krizave politike, askush nuk ja u ka për borxh këtë fundosje të Kosovës
  • 21:47Balaj: PDK dhe Aleanca duan proces të ri elektoral, s’kontribuojnë në formimin e institucioneve
  • 21:45Kajtazi: Nëse partia e parë nuk e propozon kryeparlamentarin, mund ta bëjnë të tjerët
  • 21:43Lladrovci: Sabit Veseli ishte inspirim për të rinjtë atdhetarë