Mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, ka paraparë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) për ditën e diel, më 27.09.2026.Sipas IHMK-së, gjatë ditës nuk parashihen reshje shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 16 deri në 19 gradë Celsius.Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.Sa i përket kushteve biometeorologjike, IHMK ka vlerësuar se ato do të jenë të mira dhe përgjithësisht të favorshme.Mëngjesi pritet të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës, me rritjen e temperaturave dhe motin kryesisht me diell, priten kushte komode biometeorologjike