Andrii Sybiha, ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës, ka njoftuar për një telefonatë që ai ka zhvilluar me kryediplomatin gjerman Johann Wadephul.
Siç thekson edhe ministri ukrainas, biseda mes tyre u zhvillua pas takimit që kryediplomati gjerman pati me Lavrovin.
Kryediplomati ukrainas, në postimin e tij, bën të ditur se Wadephul e informoi atë për takimin që ky i fundit pati me Lavrovin, dhe se të dy ata diskutuan për hapat e ardhshëm ‘’të përbashkët për të çuar përpara përpjekjet për paqe dhe për të arritur një armëpushim’’.
”I jam mirënjohës Ministrit Wadephul që i përcolli palës ruse qëndrimet tona të përbashkëta të forta: këmbënguljen që Moska të përfundojë luftën e saj, riafirmimin e mbështetjes së palëkundur për Ukrainën dhe paralajmërimin kundër veprimeve të mëtejshme armiqësore kundër Evropës”, shkruan mes tjerash kryediplomati ukrainas.
Postimi i kryediplomatit ukrainas:

