Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin

GD
Gazeta Demos26 shtator 2026 në 23:35
Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin

Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur sot për herë të parë pas aktgjykimit dënues të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në një konferencë për media, Gërvalla kur u pyet lidhur me kritikat se ka qëndruar e heshtur pas aktgjykimit tha se, përkundër mungesës së deklarimeve publike, ajo dhe ekipi i saj kanë nisur punën që në ditën e parë pas aktgjykimit.

“Sa i përket heshtjes, nuk kam heshtur, jam ministre e Drejtësisë. Kryeministri ka dhënë një deklaratë në emër të Qeverisë. Unë me ekipin tim qysh në ditën e parë i jam futur punës me qëllim që të përgatitemi për një betejë, sepse çështja e Speciales është betejë ligjore, jo e deklaratave në media”, deklaroi Gërvalla.

Ajo po ashtu mohoi të ketë ndonjë lidhje me dëshmi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Nuk kam asnjë hallkë as me UNMIK-un, as me EULEX-in, as me Specialen, nuk ka asnjë pikëtakim timin as direkt e as indirekt. Mirëpo, edhe pak durim duhet të kemi sepse aktgjykimi do të vijë shpejt dhe do ta shohim shumë shpejt. E kam një shpresë që ata që më së shumti më kanë etiketuar me lloj-lloj emrash, të paktën të skuqen para pasqyrës”.

Deklaratat e sotme të saj rikthejnë në vëmendje edhe qëndrimet e mëhershme publike lidhur me Specialen.

Gazetarja Rina Mujku ka thënë se në paraqitjet e saj para gazetarëve, kur ishte pyetur lidhur me deklaratën për dërgimin e dosjeve në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë, Donika Gërvalla, tash ministre e Drejtësisë kishte mohuar se ka dorëzuar ndonjë dosje apo se ka pasur kontakte me hetuesit në Hagë.

"Por fakti se Gërvalla ka ndryshuar edhe deklarimet e saj publike, është marrë si referencë se në Kosovë ka klimë të frikësimit dhe intimidimit të dëshmitarëve, që është një prej arsyeve kryesore pse Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u është vazhduar paraburgimi mbi 100 herë që nga nëntori 2020".

"Qëndrimet e ndryshuara të Gërvallës janë përfolur në një emision televiziv gjatë fillimit të gjykimit ndaj katërshes së UÇK-së e më pas ish kryeprokurori Alex Whiting e shfrytëzoi këtë fakt për të kërkuar vazhdimin e paraburgimit të Rexhep Selimit", ka deklaruar gazetarja Mujku.

Trupi Gjykues e kishte pranuar kërkesën për vazhdimin e paraburgimit të Selimit.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Gërvalla sot përsëriti se nuk ka pasur asnjë pikëtakim me Specialen dhe tha se fokusi i saj aktual është në punën institucionale dhe përgatitjet për fazën e Apelit

deklaratatndryshuaragërvallës

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK
  • 22:53‘‘Qëndresa vazhdon’’, Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet