Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka prezantuar një nga shtyllat kryesore të programit të tij për arsimin, futjen e mësimit tërë ditor në të gjitha shkollat e qytetit brenda mandatit të ardhshëm katërvjeçar.
Sipas Tahirit, faza e parë do të nisë menjëherë me 6 shkolla që tashmë janë të gatshme për këtë model: Mustafë Venhari, Dumnicë, Pantinë, Druar, Stanoç i Epërm dhe Novolan.
”Mësimi tërë ditor:
1. Fillojmë menjëherë me 6 shkollat që janë gati: Mustafe Venhari, Dumnice, Pantine, Druar, Stanoc i Epërm, Novolan;
2. Themelojmë Kuzhinën Qëndrore për përgatitjen e shujtave të ngrohta për nxënës edhe per qerdhe
