Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi ka publikuar një fotografi të futbollistit Vedat Muriqi pas fitores së Kosovës ndaj Irlandës.
Në fotografi, Muriqi shihet duke mbajtur një fanellë me mbishkrimin “Jo në emrin tim”, ndërsa Endrit Thaçi e ka shoqëruar postimin në rrjete sociale me mesazhe për Kosovën dhe çlirimtarët.




