Kombëtarja e Kosovës ka mposhtur Republikën e Irlandës me rezultat 1 me 0 në “Fadil Vokrri”, në kuadër të “Ligës së Kombeve”.Vedat Muriqi shënoi golin e vetëm për dardanët.

Për këtë fitore ka uruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që shpërndau një video teksa kërcente pas golit.“Pak më shumë fat në fluturimin e topit, dhe rezultati do të ishte 5:1 në vend se 1:0. Urime futbollistëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve për fitoren në këtë ndeshje të rëndësishme me Irlandën! Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. Gëzuar”, ka thënë ai.