Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokrate ka zbuluar prapaskenat e takimeve mes Fatmir Limajt dhe Albin Kurtit, duke sqaruar arsyen pse nuk u arrit marrëveshje për bashkëqeverisje.
Në emisionin “Pressing”, Sherifi tha se Limaj i kishte bërë të qartë Kurtit që NISMA nuk ishte e interesuar për pjesëmarrje në Qeveri, por vetëm për bashkëpunim në Kuvend.
“Limaj i ka bë të qartë Kurtit që ‘jemi të gatshëm për partneritet në Kuvend por jo në Qeveri’. Pra, fakti që ti i thua jo partneritiet për qeveri, pak ka rëndësi çka ka mendu ai ‘jo një ministri, dy, tre’. Jo, nuk i ka ofruar, sepse Fatmiri nuk e ka lanë me fol fare, i ka thënë se nuk është i interesuar fare për këtë. Përderisa nuk ka bashkëbisedim rreth një teme, nuk mund ta quaj ofertë. Sepse oferta i jepet dikujt që është i gatshëm për të bisedu. Fatmiri vetë i ka sqaru, ka deklaruar që në dy-tri takime ia ka bërë të qartë se nuk është i interesuar. Kur Kurti ka thënë p’e pyes kryesinë (e VV-së), e ka pas fjalën për Kryetar Kuvend. Dhe, më nga ai moment, ai nuk i është lajmëruar Famtirit. “ – ka thënë Sherifi.
