Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

ShBA e përkrah dialogun me njohje reciproke, Bislimi zbulon detaje nga ligji amerikan NDAA

GD
Gazeta Demos8 dhjetor 2025 në 11:11
ShBA e përkrah dialogun me njohje reciproke, Bislimi zbulon detaje nga ligji amerikan NDAA

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe aktivist për të drejtat e shqiptarëve në Sh BA, Faton Bislimi, ka bërë të ditur se qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor janë kodifikuar në Ligjin për Autorizimet e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) për vitin fiskal 2026.

Përmes një postimi në Facebook, Bislimi ka shkruar se NDAA 2026, i cili konsiderohet një nga ligjet më të rëndësishme në ShBA, ka marrë miratimin e Senatit dhe ndodhet në fazën finale të aprovimit në Kongres.

Pas miratimit edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve, ligji pritet t’i dërgohet Presidentit amerikan për dekretim.

Sipas tij, në draftin mbi 3 mijë faqe të këtij ligji është përfshirë një seksion i veçantë që kodifikon politikën amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës.

“ Në tekstin e draft ligjit NDAA të publikuar para pak orëve (mbi 3000 faqe), që përcaktojnë thuajse gjithëçka që ka të bëjë me sigurinë kombëtare të SHBA-ve — që nga pajisjet ushtarake e prokurimi i tyre, pagat e ushtarëve, e deri tek strategjitë mbrojtëse e buxheti i mbrojtjes — është përfshirë edhe një seksion që kodifikon me ligj politikën amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës.

Jam i lumtur të ndaj me ju vetëm një pjesë të vogël, por vlerëmadhe të Ligjit në fjalë — sipas NDAA”.

Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si lajm shumë të rëndësishëm për Kosovën, duke thënë se vendi nuk e ka humbur asnjëherë përkrahjen amerikane.

“ SHBA-të përkrahin Kosovën dhe vendet tjera të rajonit në rrugën drejt integrimit në NATO dhe BE;

— SHBA-të përkrahin dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke;

— SHBA-të nuk përkrahin ndryshim kufijsh, ndarje, apo shkëmbim territoresh sipas vijave etnike për zgjidhjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet shteteve në Ballkan!

Ky është një lajm fantastik!

Jam më shumë se krenar të shoh që mundi i shumë organizatave të komunitetit tonë në SHBA dhe përpjekjet tona të parreshtura për të ndihmuar Kosovën po japin rezultate çdo ditë e më shumë.

Kosova asnjë s’ka humbë krah Amerikës” , shkroi Bislimi.

Më shumë nga Lajme

  • 11:07Arrijnë në Prishtinë veturat e reja të Policisë së Kosovës
  • 11:01Tentoi të largohej në Serbi, arrestohet Egzon Reshani - kërkohej për tentim vrasje e fajde
  • 10:53Të shtëna me armë në Pejë, arrestohet një person
  • 10:41Ekstradohet nga Zvicra në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i për vjedhje të rëndë
  • 10:40KPK hap konkurs për prokurorë të rinj, 10 vende rezervohen për komunitetin serb