Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

“Rreziku është serioz”: Rama paralajmëron se Kosova mund t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 19:53
“Rreziku është serioz”: Rama paralajmëron se Kosova mund t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur alarmin se Kosova rrezikon ta humbasë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, duke drejtuar akuza ndaj Qeverisë së Albin Kurtit.

Përmes një reagimi, Rama ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe Qeveria që t’u përmbahen marrëveshjeve dhe vendimeve të miratuara për organizimin e kësaj ngjarjeje sportive.

“Edhe një herë i bëj thirrje publike Kryeministrit Kurti dhe Qeverisë së Kosovës që t’u përmbahen plotësisht marrëveshjeve dhe vendimeve të miratuara, për të mos rrezikuar organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, shqetësimet nuk janë vetëm të nivelit lokal. Ai ka bërë të ditur se edhe ICMG-ja ka paralajmëruar për rrezikun që paraqet qasja e Qeverisë së Kosovës.

“NË LETRËN E DATËS 15 TETOR, ICMG-JA KA PARALAJMËRUAR QARTË SE QASJA E QEVERISË SË KOSOVËS PO RREZIKON MBAJTJEN E LOJËRAVE MESDHETARE PRISHTINA 2030”, ka deklaruar ai.

Rama ka treguar se këtë shqetësim e ka ngritur edhe në takimin e javës së kaluar të Komitetit Organizativ.

Sipas tij, përgatitjet dhe organizimi i Lojërave duhet të zhvillohen në koordinim të plotë me ICMG-në, duke shfrytëzuar përvojën dhe ekspertizën e saj.

Kryetari i Prishtinës tha se Komuna i ka përmbushur të gjitha obligimet e veta, ndërsa ka kërkuar që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Qeveria.

“Si Kryeqytet, i kemi përmbushur obligimet tona. Vazhdimisht kemi kërkuar që edhe Qeveria t’i përmbushë të vetat dhe ta marrë seriozisht paralajmërimin e ICMG-së”, ka theksuar Rama.

“PO E NGRE PUBLIKISHT ALARMIN: RREZIKU QË T’I HUMBIM LOJËRAT MESDHETARE PRISHTINA 2030 ËSHTË SERIOZ”, ka shkruar kryetari i kryeqytetit.

Në fund, Rama i është drejtuar personalisht kryeministrit Kurti, duke kërkuar zbatimin e zotimeve të marra dhe duke e paralajmëruar për përgjegjësinë që mund të ketë në rast të humbjes së organizimit.

“Kryeministër, zbatoni atë për të cilën jeni dakorduar, keni nënshkruar dhe jeni obliguar. Koha po kalon dhe përgjegjësia nuk mund të mbulohet me fjalime militantësh pastaj!”

“Mos ia humbni qytetarëve të Kosovës këtë mundësi historike!”, ka përfunduar Rama.

ramamesdhetare2030

Të ngjashme

Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti

Rama përsëri i ngacmon VV’në me punët në kryeqytet: Fillimisht renderi, bageri dhe tash projekti

19:59
Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave

Hiqet konstruksioni pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Prishtina punon edhe të dielave

18:24
Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV'së

Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV'së

13:12
Rama kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Kosova e lirë do ta ketë përherë Zahirin në themelet e saj

Rama kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes: Kosova e lirë do ta ketë përherë Zahirin në themelet e saj

10:21

Më shumë nga Lajme

  • 20:36Dy persona arrestohen për grabitjen e një shtetaseje të huaj, viktima dërgohet në strehimore
  • 20:25Haxhiu: Kosova ka humbur dy vjet, tani na presin shumë reforma
  • 20:24Haxhiu: Do të shqetësohesha sikur të mos kishte protesta, pas vrasjes së Arlinda Zekajt
  • 20:18Haxhiu: Strategjia për Specialen, mbështetje për ekipet mbrojtëse, jo pengesë
  • 20:03Kurti takohet me shefen e re të IOM-it në Kosovë, diskutojnë për migrimin dhe punësimin e grave