Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu: Strategjia për Specialen, mbështetje për ekipet mbrojtëse, jo pengesë

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 20:18
Haxhiu: Strategjia për Specialen, mbështetje për ekipet mbrojtëse, jo pengesë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, në emisionin RTK Prime ka folur për strategjinë e Kosovës në Apel të Speciales, duke theksuar se Kosova duhet të jetë mbështetëse e drejtësisë dhe jo penguese e saj.

Haxhiu tha se mënyra më e mirë për t’u përballur me atë që e cilësoi si padrejtësi është hartimi i një strategjie, e cila do t’u mundësojë ekipeve mbrojtëse të kenë mbështetjen e nevojshme.

Ajo theksoi se grupi punues, i kryesuar nga Glauk Konjufca, tashmë ka mbajtur takimet e para, por se procesi është konfidencial.

“Ngutia që në atë mënyrë, pa konsultime paraprake, të procedohej një ligj, kaq i ndjeshëm, ka qenë për mua e paarsyeshme. Ne kemi thënë se mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë padrejtësi është strategjia. Vazhdojë të mendoj njësoj, kam mirëpritur vendimin për strategjisë, që kryesohet nga Glauk Konjufca. Pra, ky grup punues, me përfaqësues të institucioneve dhe të grupeve parlamentare, jam shumë e bindur se do të arrijë të hartojë një strategji me të cilën do të arrijmë të jemi mbështetës, jo pengues të drejtësisë, por vetëm t’i ndihmojmë ekipet mbrojtëse në çfarëdo kërkese apo nevoje që ato kanë. Tashmë janë mbajtur takimet e këtij grupi punues. Unë nuk mund të flas më tepër, sepse ky proces është i mbyllur dhe konfidencial. Mund vetëm të theksoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i adresojë çfarëdo kërkese që ka ky grup punues”, tha Haxhiu.

Në intervistë, Haxhiu do të flasë edhe për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend dhe rajon, përfshirë vrasjen e Arlinda Zekajt, zbatimin e ligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, protestat në Shqipëri dhe zhvillimet politike në Serbi.

haxhiumbrojtësestrategjia

Të ngjashme

Haxhiu: Kosova ka humbur dy vjet, tani na presin shumë reforma

Haxhiu: Kosova ka humbur dy vjet, tani na presin shumë reforma

20:25
Haxhiu: Do të shqetësohesha sikur të mos kishte protesta, pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Haxhiu: Do të shqetësohesha sikur të mos kishte protesta, pas vrasjes së Arlinda Zekajt

20:24
Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

12:22
Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë

15:02

Më shumë nga Lajme

  • 21:02Halilaj: Buxheti prej 4.27 miliardë eurosh është shifër mashtruese, kjo qeveri po e zbraz Kosovën
  • 20:56Ndërron jetë 16-vjeçari që u aksidentua në Lezhë derisa po kthehej nga shkolla
  • 20:47Emocionohet Naimi, vëllai i Afrim Zhitisë: Humbja e tij s’ishte dhimbje veç për familjen, por për Kosovën
  • 20:39Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit
  • 20:36Dy persona arrestohen për grabitjen e një shtetaseje të huaj, viktima dërgohet në strehimore