Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2026 në 20:39
Kujdesi ndaj kancerit: Jo vetëm në Tetorin Rozë, por gjatë gjithë vitit

Muaji rozë përfundoi, por vetëdijesimi dhe lufta kundër kancerit të gjirit duhet të vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

Kjo ishte kryefjala e tryezës së rrumbullakët “Përtej Tetorit Rozë”, ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe akterë të tjerë të fushës së shëndetësisë.

Kurti bëri thirrje për një kulturë të kujdesit të vazhdueshëm, ndërsa Vitia njoftoi se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara vitin e kaluar ishin në stadet e hershme të sëmundjes. Ai tha se këtë vit pret rezultate edhe më të mira, duke përmendur edhe zbatimin e planit të skriningut të gjirit.

Punimet e kësaj tryeze u zhvilluan me dyer të mbyllura për mediat, lidhur me rekomandimet tutje dhe sfidat gjatë rrugëtimit.

Klan Kosova javë më parë raportoi për nevojën e krijimit të Qendrës së Gjirit, ku trajtimi i kësaj sëmundjeje të rregullohet edhe me ligj dhe të funksionalizohet një ekip multidisiplinar. Kjo është një praktikë evropiane, zbatimin e së cilës në Kosovë po synon ta realizojë Kolegji i Kirurgëve të Kosovës.

Se aktualisht në Kosovë mungon një komunikim i tillë multidisiplinar, e pranuan edhe vetë klinicistët që merren me trajtimin e kancerit të gjirit, të cilët morën pjesë në këtë organizim gjatë muajit tetor.

kanceritrozëgjithë

Të ngjashme

E gjithë vëmendja te Dua Lipa, kështu u shfaq në festën e Halloween-it

E gjithë vëmendja te Dua Lipa, kështu u shfaq në festën e Halloween-it

18:46

Më shumë nga Lajme

  • 21:42Avdiu: PDK ka pas përçarje para dhe pas vendimit në Hagë
  • 21:36“Byroja do t’ua marrë çdo cent”, premtonte Kurti – Haxhiu sonte: Jo, nuk krijuam mekanizëm që konfiskon pasuri
  • 21:35Hoxhaj: Kosovës i duhet një transformim rrënjësor në sektorin e arsimit
  • 21:28Kadaj-Bujupi: Opozita nuk arriti ta kthejë në favorin e vet as përqindjen e humbur nga VV, qytetarët janë pa alternativë
  • 21:20Ngjarja në Demiraj të Gjilanit, nesër varrosen 27-vjeçari dhe foshnja