Durim Halilaj, drejtor i Financave në Komunën e Gjakovës dhe anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2027 nga Qeveria e Kosovës.
Përmes një postimi, Halilaj e ka cilësuar buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh si “shifër të mashtrimit”, duke pretenduar se rritja nominale nuk reflekton rritje të mirëqenies së qytetarëve, për shkak të inflacionit.
Ai ka kritikuar edhe nivelin e realizimit të investimeve kapitale, duke thënë se në nëntë muajt e parë të vitit 2026 janë realizuar vetëm 30 për qind e mjeteve të planifikuara për nivelin qendror.


