ryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu, në një intervistë në RTK, tek gazetari Blerim Haxhiaj, familjarët e të cilit nga qeveria kanë përfituar mbi 100 mijë euro, ka folur në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Ajo, ka thënë se do të shqetësohej nëse nuk do të kishte protesta pas vrasjes së saj.

“Unë e kuptoj zemërimin qytetar. E kundërta do të ishte shqetësim për mua. Pra në rrethanat ku të vritej një grua në këtë mënyrë dhe do të shqetsohesha nëse nuk do të kishim reagime qytetare e protesta. Por është e rëndësishme që protestat të adresohen te institucionet kompetente.” – tha ajo.